Saturday, July 27, 2024

Gjykata e apelit lë në fuqi vendimin për gruan britanike të burgosur në Iran

E hënë, 23 janar 2017

Nazanin Zaghari-Ratcliffe kishte apeluar një dënim me pesë vjet për akuza të papërcaktuara që lidhen me sigurinë kombëtare.

Sipas zyrtarëve gjyqsorë, gjykata e apelit la në fuqi vendimin për një grua iraniano-britanike të dënuar me pesë vjet burg në Iran me akuza jo specifike që lidhen me sigurinë kombëtare, njofton “The Guardian” më 23 janar; vijon një pjesë e artikullit.

Nazanin Zaghari-Ratcliffe, menaxhere projekti e Reuters Thomson Foundation, krahu bamirës i agjencisë së lajmeve, apeloi kundër dënimit të saj në fillim të këtij muaji, çka ishte mundësia e saj e fundit ligjore për të shfuqizuar vendimin.

Zaghari-Ratcliffe, 38 vjeç, po kryen dënimin e saj të burgimit në sektorin e grave të burgut famëkeq Evin të Teheranit, së bashku me iranianë të tjerë të burgosur për arsye politike ose fetare. Ajo u shpall fillimisht fajtore në shtator.

Garda Revolucionare e Iranit, trupa e speciale që e arrestoi në prill në aeroport, në kohën që ajo ishte gati për t’u kthyer në Britaninë e Madhe, mbas një vizite familjare, e akuzuoi për organisimin e një “përmbysjese të butë” të Republikës Islamike – akuza që burri i saj i ka kundërshtuar fort.