Ukraina konfiskon një avion iranian  ‘që transportonte raketa’

669

E hënë, 23 janar 2017

Të dielën, 22 janar 2017, Al Arabiya.net raportoi:

Ukraina ka njoftuar se ka konfiskuar në aeroportin Zhulyany të Kievit një aeroplan të ngarkuar me armë të destinuar për në Iran.

Siç njoftohet të dielën, aeroplani transportonte raketa anti-tank të bëra në Rusi.

Agjencia ruse Interfax ka konfirmuar se armët janë zbuluar nga policia kufitare e Ukrainës në aeroportin e Kievit pas një kërkimi të 17 kontejnerëve që nuk janë regjistruar në manifestin e ngarkesës së fluturimit.

Një zëdhënës tha se u zbulua se tre kontejnerët mbanin raketa – të cilat janë raketa anti-tank të lehta në peshë dhe të drejtuara me infra të kuqe – ndërsa kutitë e tjera përmbanin pjesë këmbimi avionësh.