IRAN: Ekzekutim publik në një ditë i katër të rinjve 22-26 vjeçarë

E hënë, 30 janar 2017

87 ekzekutime që nga fillimi i janarit

Regjimi iranian vari katër të rinj, të moshës 22 deri 26 vjeç, në Mashhad dhe Bandar Abbas (verilindje dhe jug i Iranit respektivisht) të dielën, 29 janar. Dy të varurit në Mashhad ishin akuzuar për Moharebeh, ose “kryerjen e luftës kundër Perëndisë.”

Këshilltari i Rouhanit paralajmëron: Nëse qeveria e Rouhanit bie, edhe rivalët e saj do të bien

E shtunë, 28 janar 2017

NCRI – Me publikimin e disa tweets Hessamedin Ashna këshilltari kulturor i presidentit iranian, paralajmëroi fraksion e Khameneit se: “Nëse qeveria e Rouhanit bie, edhe rivalët e saj do të bien.

Rep Eliot Engel:. Regjimi Iran vepron negativisht në rajon

Shprehu kënaqësinë e tij për rivendosjen e sigurt të anëtarëve të opozitës iraniane në Shqipëri

E shtunë, 28 janar 2017

Duke folur të martën 24 Janar në një konferencë të mbajtur në Kongresin e SHBA-së, Eliot L. Engel, anëtar i lartë në Komisionin e Punëve të Jashtme, ka dënuar sjelljen e regjimit iranian në rajon veçanërisht në Siri.

Rekomandim i OIAC-së për politikën në Iran

E Premte, 27 janar 2017

Organizata e Komuniteteve iraniano-amerikane e SHBA (OIACUS) mbajti një konferencë kongresi në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të martën, 24 janar.

Në këtë ngjarje po ashtu u ekspozua politika e OIAC, dhe u bënë fjalime nga anëtarët bi-partiakë të Kongresit dhe udhëheqësit e komuniteteve iraniano-amerikane.

Iran: Zhduket një e burgosur politike

E enjte, 26 janar 2017

NCRI – Nuk ka asnjë lajm për vendndodhjen dhe gjendjen e Shahnaz Akmalit e cila është nëna e Mostafa Karim Beigit. Ai është një nga viktimat e kryengritjes së 2009 në Iran dhe nëna e tij u arrestua dje nga Ministria e Inteligjencës së Iranit dhe deri tani nuk ka asnjë informacion. Familja Beigi ka që dje që kërkon dhe ende nuk ka marrë asnjë informacion.

Deputetët amerikanë: Të emërtohen Trupat e Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) si një organizatë e huaj terroriste

E mërkurë, 25 janar 2017

Rep Rohrabacher: “. A nuk është e mrekullueshme që të ketë një President që mund të përdorë fjalët terrorist radikal islamik?”

Rep. Dana Rohrabacher (R-Calif.), tha të martën se ai besonte se administrata Trump do t’i kundërvihet regjimit iranian dhe vlerësoi presidentin e ri për gatishmërinë e tij për të përdorur terma që paraardhësi i tij i shmangte, kur përshkruante kërcënimin e paraqitur nga terroristët. Shkroi Penny Starr në CNSNeës.com më 24 janar, në vijim është teksti i plotë:

Iran: Gati për t’u ekzekutuar prerja e gishtave të një të burgosuri 70-vjeçar

E martë, 24 janar 2017

NCRI – Sipas raporteve, një i burgosur 70-vjeçar i burgut Ghezelhesar (Teherani perëndimor) i quajtur Yousef Parvaneh u transferua në Urmia në provincën veri-perëndimore të Azarbayjan për ekzekutimin e dënimit me prerje të gishtave. Ai ishte akuzuar për vjedhje.

Po rritet varësia ndër gratë në Iran: Zëvendës-Presidentja e Rouhanit

E martë, 24 janar 2017

NCRI – Zëvendëskryetarja e kabinetit të Hassan Rouhanit, në Seksionin për Çështjet Familjare dhe Gratë, Shahindokht Molaverdi, shprehu shqetësimin e saj në lidhje me çështjen e grave dhe të familjes, si dhe rritjen e varësisë së drogës në mesin e grave iraniane. Ajo tha se 9% e personave në varësi në Iran janë gra.

Komora mbyll të gjitha insitutet e regjimit iranian në vend

E hënë, 23 janar 2017

NCRI – Ambasadori i Komorës në Arabinë Saudite njoftoi të dielën më 2 janar se të gjitha zyrat e regjimit iranian që veprojnë nën maskën e bamirësisë janë mbyllur.

Mediat e regjimit iranian kanë cituar njoftimin e Asharq el-Eusatint se ambasadori i Komorës në Arabinë Saudite, Al-Habib Abbas Abdullah, ka deklaruar që, “duke përfituar nga situata e keqe ekonomike e Komorës, institutet iraniane kanë tentuar në mënyrë të fshehtë për të tërhequr njerëz në to. Në dukje institutet ishin krijuar për të ndihmuar njerëzit e varfër, por në të vërtetë vepronin në përputhje me objektivat e regjimit iranian. “

Gjykata e apelit lë në fuqi vendimin për gruan britanike të burgosur në Iran

E hënë, 23 janar 2017

Nazanin Zaghari-Ratcliffe kishte apeluar një dënim me pesë vjet për akuza të papërcaktuara që lidhen me sigurinë kombëtare.

Sipas zyrtarëve gjyqsorë, gjykata e apelit la në fuqi vendimin për një grua iraniano-britanike të dënuar me pesë vjet burg në Iran me akuza jo specifike që lidhen me sigurinë kombëtare, njofton “The Guardian” më 23 janar; vijon një pjesë e artikullit.