Friday, September 13, 2024

Një vajzë 14 vjeçare ndalohet dhe rrihet pse kishte ‘veshur xhinse’ nga Policia e moralit të Iranit

E Premte, 17 shkurt 2017

Një vajzë 14-vjeçare festonte në mënyrë të pafajshme ditëlindjen e saj me shoqet në qytetin e Shirazit, kur një patrullë e policisë së “moralit” e ndaloi. Adoleshentja, e cila identifikohet thjesht si “Zahra”, nga frika e hakmarrjes, tha se oficerët e detyruan atë dhe shoqet e saj të futen në një furgon, duke i goditur, kur ato rezistuan.

Ajo e përshkroi atë që ndodhi: “Ishin dy gra dhe dy burra në një furgon të madh dhe na futën atje me forcë duke na goditur. Vërejtja e tyre ishte xhinset e grisura që kishim veshur.

Nuk kishte asnjë çështje tjetër të lidhur me mua dhe shoqet e mia. “Zahra dhe vajzat e tjera u liruar pasi nënshkruan premtimin se nuk do të veshin më  ‘xhinse të grisura’, dhe se, në të ardhmen, do t’i përmbahen kodeve të veshjes ” modeste “të Iranit.

“Ende e kam fytyrën të  mavijosur nga rrahjet e tyre. Ende e ndjej goditjen në krah dhe brinjët vazhdojnë të më dhembin “, tha ajo.