Thursday, March 28, 2024

Pse regjimi iranian është dhënë aq tepër pas “turizmit” në Shqipëri?

 http://al.ncr-iran.org

Gjatë vizitës së Ministrit të Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, në Teheran, zyrtarë nga të gjitha sferat e jetës në Iran flisnin për “turizëm” në Shqipëri dhe heqjen e të gjitha kërkesave për vizë për të hyrë në këtë vend.

“Ka mjaft kapacitet në industrinë e turizmit të të dy vendeve, dhe nëpërmjet përdorimit të këtyre kapaciteteve mund të forcojmë turizmin midis Iranit dhe Shqipërisë,” tha Zëvendës Presidenti iranian Ahmadi Pour në takimin e tij me Bushatin.

Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif bëri thirrje për rritjen e bashkëpunimit në fushën e turizmit dhe “turizmit tregtar.”

Tani pyetja është, 25 vjet pas vendosjes së demokracisë në Shqipëri, pse regjimi i mullahëve “papritmas jepet aq tepër pas turizmit në Shqipëri?

Në shtator 2016, grupi i fundit i Mojahedinëve iranianë (PMOI / MEK) u transferuan nga Kampi i Lirisë i Irakut në Tiranë, të gjithë me një avion çarter nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara dhe të mbështetur nga qeveria të SHBA-së. Për këtë qëllim, më shumë se 2.000 anëtarë të MEK.ut  janë transferuar gjatë një periudhe prej gjashtë muajsh.

MEK-u është opozita demokratike më e madhe dhe më e fuqishme iraniane që lufton për të përmbysur regjimin e mullahëve. Kjo organizatë gëzon mbështetje të madhe dhe të gjerë nëpër korridoret e Shtetet e Bashkuara, dhe një sërë partish dhe politikanësh të ndryshëm në Evropë, Kanada, Australi, si dhe në vendet arabe dhe Lindjen e Mesme. MEK-u gjithashtu ka një bazë të gjerë shoqërore në mesin e popullit iranian dhe çdo vit më shumë se 100.000 prej këtyre mbështetësve mblidhen për tubimin e tyre të madh vjetor në Paris.

Në përpjekje për të asgjësuar opozitën demokratike, mullahët kishin komplotuar për të masakruar të gjithë anëtarët e MEK-ut në Kampin e Lirisë. Mercenarët e mullahëve dhe qeveria e ish-kryeministrit irakian Nuri Maliki organizuan tetë sulme të ndryshme ndaj kampeve të MEK –ut në Irak, duke vrarë të paktën 177 dhe duke lënë më shumë se 1000  të plagosur.

Më 3 shtator 2013, media shqiptare raportoi masakrën e 52 anëtarëve të MEK në Kampin Ashraf në Irak në duart e mercenarëve të dërguar nga regjimi i mullahëve dhe qeveria e Irakut (Panorama, 3 shtator 2013). Regjimi iranian kishte tentuar të masakronte të gjithë anëtarët e MEK-ut, ose t’i bënte ata që të dorëzoheshin për të shkatërruar kështu kërcënimin e një alternative de facto të sundimit të tij.

Aktualisht, pas rivendosjes së MEK-ut në Shqipëri dhe vende të tjera evropiane, regjimi iranian ka pësuar një humbje strategjike dhe nuk mund të masakrojë më opozitën e tij kryesore. Zhvillimet pas zgjedhjes së një presidenti të ri amerikan, fundit të zbutjes nga ana e SHBA me mullahët dhe prania e përkrahësve të MEK në radhët më të larta të qeverisë së re të SHBA-së, kanë bërë që regjimin iranian t’i trembet MEK-ut më shumë se kurrë më parë.

Fakti që regjimi iranian pas 25 vjetësh papritmas jepet aq shumë pas turizmit në Shqipëri ka të bëjë pa dyshim me rivendosjen e MEK-ut në këtë vend. Ministria e Jashtme shqiptare, në dhjetor 2016 njoftoi se nevojitet vizë për iranianët që kërkojnë të hyjnë në Shqipëri.

Dhe tani, zyrtarët e lartë të regjimit iranian, nga presidenti, ministri i jashtëm dhe të tjerë i kanë kërkuar z. Bushati në Teheran të heqë të gjitha kërkesat për viza për “turistët” në mënyrë që të dërgojnë lirisht agjentë të sigurisë dhe spiunë të tyre në Tiranë nën mbulesën e “turizmit “dhe” turizmit tregtar “, ndërsa kërkojnë t’i japin një goditje MEK-ut.

http://al.ncr-iran.org/images/2016/Cilt-jan-Muxhahedint-Iranian.pdf