E hënë, 20 shkurt 2017
NCRI – Të dielën në mbrëmje 19 shkurt, pasi forcat e sigurisë i deklaruan të gjitha demonstratat e paligjshme, dhe policia lokale lëshoi një deklaratë që u bënte thirrje njerëzve t’i shmangeshin “tubimeve të paligjshme”, duke i paralajmëruar se do të “konfrontoheshin” nëse merrnin pjesë.
Populli i Ahvazit edhe një herë për të shtatën ditë radhazi u mblodh përpara bashkisë së provincës së Khuzestanit dhe protestoi.
Demonstruesit thërrisnin: “Vdekje ” (drejtuar krerëve të shtetit dhe Përfaqësuesvë të Zyrës së Guvernatorit në Ahvaz në Khuzestan) dhe bërtitsnin: “Populli i Khuzestanit është i gatshëm të vritet, por kurrë nuk do të pranojë poshtërimin. Dhe ” I nderuar popull i Juguit, na mbështet”. “Nëse problemi ynë nuk zgjidhet, Ahvazi do të jetë skena e rigjallërimit. “
Vlen të përmendet se gjatë javës së kaluar çdo ditë, protestat për stuhitë e pluhurit, dështimet e pushtetit dhe keqmenaxhimit të qeverisë në një nga qytetet më të pasura me naftë të Iranit nuk janë ndërprerë.