E hënë, 20 shkurt 2017
NCRI. – Të premten 17 shkurt 2017, në qendër të qytetit të Mynihut u bë një tubim proteste kundër Ministrit të Jashtëm të Iranit, Mohammad Javad Zarif. Pjesëmarrësit protestuan praninë e regjimit iranian në Konferencën e Sigurisë në Mynih, dhe thoshin: përfaqësuesi i regjimit iranian nuk duhet të ketë vend në Konferencën e Mynihut duke qenë se ata vetë janë burimi i terrorizmit dhe fundamentalizmit, kumbarët e ISIS-it dhe shkaku kryesor i krizës dhe luftës në rajon.
Iranianët që jetojnë në Mynih mbanin pankarta dhe brohorisnin parulla kundër ministrit të jashtëm iranian të lidhur me mullahët. Protestuesit thërrisnin: “Zarif ik!, Në Konferencën e Sigurisë nuk ka vend për vrasës!, Rouhani dhe Khamenei janë terroristë!”.