Saturday, July 27, 2024

Senatorët e SHBA-sw kërkojnë sanksione të reja kundër Iranit për zhvillimin e raketave

E diel, 19 shkurt 2017

19 shkurt 2017- Senatorë republikanë të SHBA planifikojnë të prezantojnë legjislacionin për të vendosur sanksione të mëtejshme ndaj Iranit, duke e akuzuar atë për shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të KB-së me provën e raketave balistike dhe veprimet për “destabilizimin” e Lindjes së Mesme, tha një senator i SHBA të dielën, raportoi Reuters.

“Mendoj se tani është koha që Kongresi të merret në mënyrë direkte me Iranin për sa i përket asaj që ata kanë bërë jashtë programit bërthamor”, tha Senatori Lindsey Graham, anëtar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit, në Konferencën e Sigurisë në Munih.

Graham tha se ai dhe republikanë të tjerë do të marrin masa që të bëjë Iranin përgjegjës për veprimet e tij.