Thursday, March 28, 2024

 Parlamentarët evropianë i bëjnë thirrje BE-së për ndryshim të politikës ndaj Iranit

E enjte, 16 shkurt 2017

Komunikatë shtypi- Strasburg – 16 shkurt 2017

Me rastin e 38-vjetorit të revolucionit iranian të vitit 1979, Miqtë e grupit Për një  Iran  të Lirë (Fofi) në Parlamentin Evropian mbajtën një konferencë në Strasburg të mërkurën 15 shkurt 2017 të kryesuar nga eurodeputeti Gérard Deprez. Takimi u ndoq edhe nga shumë anëtarë të Parlamentit Evropian. Ishte i ftuar edhe Mohammad Mohaddessini nga opozita demokratike iraniane.

Z. Mohaddessin, ish i burgosur politik nën diktaturën e shahut, është një shkrimtar i njohur i disa librave mbi Iranin dhe fundamentalizmin islamik dhe drejton Komitetin e Punëve të Jashtme të koalicionit politik NCRI. Ai bëri një analizë dhe përditësim shumë interesant të situatës aktuale në Iran dhe perspektivat për një ndryshim demokratik.

Gjithsej shtatëmbëdhjetë deputetë nga grupe të ndryshme politike folën në këtë takim. Ata u përqëndruan në shkeljen e të drejtave të njeriut në Iran dhe i bënë thirrje BE-së dhe qeverive evropiane të kushtëzojë marrëdhëniet e tyre me këtë regjim teokratik me një progres të qartë të të drejtave njeriut dhe ndalimin e ekzekutimeve.

Protestuesit thanë: “Të gjithe departamentet qeveritare japin bonuse pas 30 vjetësh për pensionistët e tyre, por ata kanë luajtur me ne që prej një viti dhe përfundimisht grabitën bonuset  tona”.