Iran: Dita e gjashtë rresht e protestave në rafinerinë e naftës në qytetin jugperëndimor të Ahvazit, megjithë paralajmërimet e regjimit

385

E shtunë, 18 shkurt 2017

NCRI – Sipas raporteve të marra në mbrëmjen e të shtunës 18 shkurt, pavarësisht nga të gjitha paralajmërimet e policisë, njerëzit e Ahvaz-it ishin përsëri në rrugë për ditën e gjashtë radhazi, duke protestuar kundër ndotjes së ajrit dhe prerjes së  vazhdueshme të ujit dhe energjisë  elektrike .

Nga ana tjetër, përdoruesit e rrjeteve sociale publikuan imazhe të policisë dhe trupave të transferuar në Ahvaz nga qytetet fqinje për të shtypur protestat.

Forca e sigurisë të provincës së Khuzestanit gjithashtu lëshuan ​​një deklaratë dhe kërcënuan njerëzit se nëse organizojnë tubime protestse, mitingje apo demonstrime pa leje paraprake ata do të merren me to.

Gjatë javës së kaluar, në qytetin e Ahvazit dhe qytete të tjera në Provincën e Khuzestanit janë bërë shumë tubime proteste dhe demonstrata.