11 manifestime protestash në Teheran dhe në qytete të tjera iraniane

E martë, 25 prill 2017

Punëtorët e digës “Gachsaran” mblidhen në manifestime proteste

NCRI – Të dielën, 23 prill, u organizuan manifestime të ndryshme proteste në qytete të ndryshme anembanë Iranit, ku protestohej për kushtet e këqija të jetesës dhe vjedhjet e sponsorizuara nga qeveria. Këtu janë 12 raste të tilla, që hedhin pak dritë mbi situatën e përgjithshme në Iran.

Kongresi Zyrtar i Arizonës miratoi një rezolutë për të futur IRGC në listën e  grupeve terroriste

E hënë, 24 prill 2017

 

NCRI – Dhoma e Përfaqësuesve e Arizonës miratoi një rezolutë me anë të së cilës i kërkon qeverisë së SHBA të fusë në listën e grupeve terroriste  Gardën Revolucionare Islamike (IRGC) të regjimit të Iranit.

Iran: Ekzekutim masiv i tetë të burgosurve në burg; Një i burgosur tjetër i ekzekutuar në publik

E diel, 23 prill 2017

Më 22 prill, regjimi çnjerëzor i mullahëve vari një të ri 21 vjeçar në publik.

Gjithashtu, dërgoi kolektivisht në trekëmbësh tetë të burgosur në burgun Gohardasht të Karajit. Një nga të ekzekutuarit ishte Mohsen Babai, 29 vjeç dhe i diplomuar në kontabilitet.

Zbulimet e NCRI-së: Vazhdojnë aktivitetet në Organizatën që është përgjegjëse për Punën me Armët Bërthamore

E premte, 21 prill 2017

NCRI – Në një konferencë shtypi në Uashington DC, të premten, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit nxorri në shesh se “qendra nevralgjike” e projektit të armëve bërthamore të regjimit iranian, përgjegjëse për projektimin e një bombe bërthamore, po vazhdon punën e saj.

Tillerson: Irani mbetet sponsori kryesor i terrorizmit

https://www.state.gov/secretary/remarks/2017/04/270341.htm]

 

SEKRETARI TILLERSON: Mirëmbrëma, të gjithëve. Aktualisht Administrata Trump po kryen në të gjithë qeverinë një rishikim të politikës tonë mbi Iranin.

Sot dua të përmend provokimet alarmuese dhe të vazhdueshme të Iranit që eksportojnë terrorin dhe dhunën, duke destabilizuar disa vende njëherësh.

Irani: I presin dorën të burgosurit para ekzekutimit në Shiraz

E mërkurë, 19 prill 2017

Dy të dënuar të mitur përballen me ekzekutimin

Tre të burgosur u ekzekutuan të martën, më 18 prill në burgjet e Shirazit dhe Tabrizit. Dhjetë ditë para ekzekutimit, autoritetet e burgut Adel Abad të Shirazit i prenë dorën në mënyrë të tmerrshme njërit prej të burgosurve. Një nga dy të burgosurit e ekzekutuar në Burgun Qendror të Tabrizit ishte 28 vjeç.

Anëtarë të të dy partive të Kongresit të SHBA kanë mirëpritur vendosjen e sanksioneve të reja mbi regjimin e Iranit

E martë, 18 prill 2017

NCRI – Qeveria e SHBA-së i ka vendosur sanksione të reja Departamentit të Burgjeve të Teheranit për shkelje të të drejtave të njeriut dhe kryerjen e krimeve brutale.

Përveç kësaj, anëtarë nga të dy partitë e Kongresit të SHBA kanë mirëpritur vënien e Sohrab Soleimanit (vëllai i Zyrtarit të Lartë, Ghasem Soleimani) në Listën e Sanksioneve të SHBA.

Vizita e McCain në Tiranë, takim me kreun e opozitës së Iranit

 ZoomBookmarkSharePrint

 Senatori i SHBA: Unë ju falënderoj që jeni një shembull për të gjithë botën si njerëz që po sakrifikoheni për lirinë

From page 1 Vizita e senatorit amerikan, John McCain, tri ditë më parë Tiranë u ndoq me mjaft interes në lidhje me

17 Prill 2017

Por, në fund të takimeve me Presidentin Nishani, Kryeministrin Rama, kryeparlam entarin Meta dhe kreun e opozitës, Basha, nga njoftimi i shpërndarë nga Ambasada e SHBA- ve u mësua se qëllimi i vizitës së McCain në Tiranë nuk lidhej me krizën politike, pavarësisht diskutimeve të realizuara me aktorët kryesorë politikë në Shqipëri.

“Gati ta përmbysim regjimin iranian”, takimi i Xhon Mekein me muxhahedinët e Tiranës

 Pasditen e 14 Prillit, pasi kishte kaluar disa minuta në takimet me krerët e shtetit shqiptar, senatori Xhon Mekein pati një vizitë në periferi të Tiranës, ku e prisnin një grup muxhaheidinësh.

Mekein, kreu i Komitetit të Shërbimit Ushtarak në Senatin Amerikan fillimisht u takua me Znj. Marjam Rajavi, e cila është Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit.

Përfaqësuesja e muxhaheidinëve dhe senatori amerikan diskutuan zhvillimet e fundit në Iran dhe të ardhmen e regjimit.

Iran: Ekzekutim i dy të burgosurve të sëmurë në Tabriz dhe rritje e përkeqësimit  të kushteve në burgje

E hënë, 17 prill 2017

NCRI – Regjimi anti-njerëzor i  mullahëve më 12 prill vari 27-vjeçarin Rahman Hosseinpour ndërkohë që ai  vuante nga sëmundje mendore në burgun Tabriz.