Saturday, July 27, 2024

Ministria e Brendshme e Iranit: Më shumë se 260 mijë oficerë merren me sigurimin e zgjedhjeve

E martë, 16 maj 2017

Zëvendësministri i Ministrisë së Brendshme, nga frika në rritje për kryengritje dhe trazira sociale në ditën e zgjedhjeve, tha se “më shumë se 260 mijë njerëz” do të sigurojnë zgjedhjet presidenciale dhe “përforcimet” do të sigurohen nëpërmjet Trupave të Gardës Revolucionare Iraniane.

Në mbrëmjen e 11 majit, Hossein Zolfaqari, zëvendësi i policisë së sigurisë në Ministrinë e Brendshme, tha: “Ushtria, inteligjenca, shërbimet e zbatimit të ligjit, shërbimet gjyqësore dhe të transmetimit” janë të pranishme në stafit të zgjedhjeve.

Sipas këtij zyrtari të regjimit, “nismat e sigurisë dhe të zbatimit të ligjit janë përgatitur posaçërisht nga policia”, ndërsa do të realizohen nisma të tjera në selinë e sigurisë. Po ashtu do të sigurohen përforcime të nevojshme për të marrë pjesë në qendrat e votimit për të ndihmuar policinë, nëpërmjet shtabeve të forcave të armatosura dhe rojeve revolucionare iraniane “. Gjithashtu tha se me afrimin e zgjedhjeve, “Do të forcojmë sigurinë e kufijve në vend “.