E shtunë, 13 maj 2017
NCRI – Arrestimet në qytetet anembanë Iranit janë shtrirë deri edhe në ditëlindje e dasma dhe dhjetëra vetë janë arrestuar në rrethana të tilla.
45 burra dhe gra u arrestuan në një festë të mbajtur në një fabrikë koltuqesh, njoftoi prokurori publik i Qomit më 3 maj.
55 gra dhe burra u arrestuan në qytetin jugor të Kermanit me pretekstin e “shkatërrimit të një rrjeti të organizimit të festave” më 7 maj, raportoi prokurori publik i Kerman.
Dhe së fundmi, Ezzatollah Hamzehnejad, kreu i gjykatave publike dhe revolucionare të Gorganit – Irani i Veriut, raportoi për arrestimin e 60 grave dhe burrave në një festë. Ai shtoi, “Gjykata Penale e Gorganit po ndjek rastin e pjesës tjetër të pjesëmarrësve në këtë festë.”