Friday, September 22, 2023

Regjimi i Iranit bën deklarime falso dhe absurde për arrestimin e mbështetësve të PMOI, publikon foto fiktive

E diel, 14 maj 2017

Ministri i Inteligjencës i regjimit të Iranit, Mahmoud Alavi

NCRI – Më 8, 10 dhe 13 maj, Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) e regjimit iranian dhe kanalet radiofonike dhe televizive shtetërore publikuan raporte të shumta duke pohuar se një numër të rinjsh dhe studentësh që mbështesin lëvizjen e opozitës iraniane, Organizatën Popullore Moxhahedin të Iranit (PMOI / MEK), janë arrestuar gjatë të ashtuquajturve zgjedhje presidenciale në Iran.

Duke përdorur imazhe fiktive dhe duke bërë deklarime të rreme si zbulimi i materialeve dhe pajisjeve shpërthyese, regjimi iranian në mënyrë qesharake synon të fabrikojë raste, të përhapë frikën në shoqëri dhe të përgatisë terrenin për më shumë ekzekutime.

Për më tepër, masat represive kanë për qëllim t’i kundërpërgjigjen dëshirës në rritje në shoqëri për të bojkotuar zgjedhjet presidenciale dhe zemërimit publik mbi masakrën e të burgosurve politikë dhe përhapjen e represionit.