Friday, March 29, 2024

Iran: Viktimat e aksidentit në minierë arrijnë në 43 vetë

E mërkurë, 10 maj 2017

NCRI – Zyrtarët e regjimit iranian dhe mediat shtetërore njoftuan të martën se numri i viktimave të një shpërthimi vdekjeprurës javën e kaluar në një minierë qymyri në Iranin e veriut ka arritur në 43.

Reza Marvati, zëvendësguvernatori i regjimit iranian të Provincës Golestan, Irani verior, tha se shtatë trupa u gjetën në minierën e Yurt Azadshar pas shpërthimit të fundit.

“Trupat e shtatë personave të tjerë u gjetën brenda minierës së Yurt Azadshahrit. Ata janë nxjerrë jashtë dhe tani numri i vdekjeve pas këtij incidenti ka arritur në 42, “tha ai sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, e lidhur me Forcën Quds të Gardës Revolucionare.

Agjencia zyrtare shtetërore e lajmeve IRNA citoi Hamidreza Montazerin, zëvendës administratorin për emergjencat në provincë, të thoshte se përveç 42 vdekjeve të konfirmuara, një tjetër trup u zbulua në vend, duke e çuar numrin e vdekjeve në të paktën 43.

Miniera e Jurtit ndodhet 90 kilometra nga qyteti i Gorganit, kryeqyteti provincial i Golestanit. Kjo minierë kishte rreth 500 punëtorë.