Rezistenca iraniane (NCRI) dënon ashpër sulmin terrorist në Mançester

E martë, 23 maj 2017

Bota është e tronditur dhe në ankth pas sulmit terrorist në Manchester Arena. Rezistenca iraniane dënon këtë sulm mizor dhe shpreh ngushëllimet dhe simpatinë më të thellë të NCRI për popullin e Britanisë, veçanërisht për familjet e viktimave. NCRI i dëshiron shërim të shpejtë të plagosurve gjatë sulmit.

MIRËPRITEN  QËNDRIMET E MIRATUARA NË KONFERENCËN NË RIAD

E hënë, 22 maj 2017

Maryam Rajavi: Zgjidhja përfundimtare e krizës rajonale qëndron në përmbysjen e regjimit Velayat-e Faqih në Iran

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, përshëndeti qëndrimet e miratuara nga Samiti Arabo-Islamik Amerikan përballë sjelljes së regjimit iranian, i cili ka dëmtuar paqen dhe stabilitetin në rajonin e Lindjes së Mesme dhe në Botë. Ajo theksoi në veçanti deklaratën lidhur me nevojën për t’iu kundërvënë eksportit të terrorizmit dhe fundamentalizmit nga ana e regjimit klerikal, programit të tij të raketave balistike, ndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve të tjera, si dhe rolin e tij shkatërrues rajonal dhe ndërkombëtar. Ajo i përshkroi qëndrimet si të domosdoshme për t’i dhënë fund terrorizmit, luftës dhe gjakderdhjes, dhe për rivendosjen e paqes dhe qetësisë.

Amnesty International: E burgosura politike e Iranit kërcënohet me dënim burgimi të gjatë ngase është ankuar për masakrën e vitin 1988

E martë, 23 maj 2017

Amnesty International ka publikuar të hënën një njoftim të përditësuar të Veprimit Urgjent për një të burgosur politike iraniane e cila kërcënohet me një dënim burgimi të gjatë ngase ka kërkuar drejtësi për ekzekutimin e paligjshëm të vëllezërve të saj në masakrën e vitit 1988 të të burgosurve politikë në Iran.

Senatori John McCain: Udhëtimi i Donald Trump-it është një mesazh i fuqishëm për regjimin e Iranit

E hënë, 22 maj 2017

Senatori i Shteteve të Bashkuara John McCain tha të dielën se udhëtimi i presidentit Donald Trump në Arabinë Saudite këtë fundjavë është një mesazh i fuqishëm për regjimin e Iranit se SHBA dhe aleatët e saj janë të gatshëm të bllokojnë përpjekjet e Teheranit për të destabilizuar rajonin, raportoi Washington Examiner.

Regjimi i Iranit është humbësi kryesor i samitit amerikano-islamik

E diel, 21 maj 2017

RIYADH, Arabia Saudite – Presidenti Trump u përpoq të mblidhte udhëheqës nga e gjithë bota myslimane të dielën më 21 maj 2017 dhe në një fushatë të re kundër ekstremizmit, hodhi poshtë idenë se lufta është një përplasje midis feve.

Mandati i dytë i Rouhanit thellon përçarjen brenda regjimit, intensifikon krizën dhe luftën për pushtet të Mullahëve

  • Humbja e rëndë e Khameneit në manipulimin e zgjedhjeve është një tregues i fundit të regjimit
  • Kriza në majën e fashizmit fetar do të vazhdojë deri në rënien e tij
  • Rouhani as nuk dëshiron, as nuk është në gjendje të ndryshojë themelet dhe sjelljen e regjimit; Shkatërrimi masiv ekonomik dhe social, shtypja dhe represioni do të vazhdojnë

NCRI – Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, e përshkroi regjimin e mullahëve në fund të zgjedhjeve presidenciale, si një regjim të ndarë që është dobësuar rëndë nga lufta e brendshme për pushtet.

John Bolton: Nëse në Iran ishin bërë zgjedhje të lira, Ajatollahët do të ishin humbësit

E premte, 19 maj 2017

NCRI – Në prag të zgjedhjeve presidenciale të Iranit, diplomati i shquar dhe ish ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, John Bolton, në një intervistë ekskluzive me shërbimin Persian të Zërit të Amerikës, tha: Nëse në Iran ishin bërë zgjedhje të lira, Ajatollahët do të ishin humbësit .

Komisioni i SHBA-së për Liritë Fetare dënon shkeljet e të drejtave të pakicave nga ana e regjimit të Iranit

E enjte, 18 maj 2017

NCRI – Komisioni Amerikan për Liritë Fetare në raportin e vitit 2017 ka trajtuar shkeljet e lirive fetare në të gjithë botën, përfshirë Iranin.

Në raportin e tij të fundit të publikuar të mërkurën më 14 maj Komisioni thotë “ka pasur shkelje të vazhdueshme të lirive fetare në Iran gjatë vitit të kaluar, me ndalime të gjata të paligjshme, tortura, burgime dhe ekzekutime të bazuara në akuza fetare që janë të zakonshme”.

Maryam Rajavi sulmon zgjedhjet “Sham” të Iranit; IRGC ka gjysmë milion votash

E enjte, 18 maj 2017

NCRI – Maryam Rajavi, Presidentja e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, i përshkroi zgjedhjet presidenciale të Iranit të planifikuara për në 19 maj si “mashtrim”, njoftoi CNN në arabisht, të mërkurën, 17 maj,.

Joseph Lieberman: Nuk ka zgjedhje në Iran, regjimi vendos për iranianët

E mërkurë, 17 maj 2017

NCRI – Politikani i shquar dhe ish senatori i Shteteve të Bashkuara nga Connecticut, Joseph Lieberman, beson se një krahasim i shkurtër i asaj që po ndodh në zgjedhjet iraniane me Amerikën dhe Francën tregon se në Iran nuk do të bëhen zgjedhje të vërteta. Ai tha se rezultatet janë fillimisht një vendim që do të marrë regjimi. Lieberman ka shërbyer si senator i SHBA dhe kandidat për zëvendës president.