E martë, 09 maj 2017
NCRI – Roli shkatërrues i regjimit iranian është problemi kryesor me planin e sigurisë së Rusisë, thotë opozita siriane.
Ahmad Ramadan, kryetar i mediave dhe marrëdhënieve me publikun i Koalicionit Kombëtar Sirian, foli në intervistën e tij me Sky News më 6 maj lidhur me këtë problem dhe rëndësinë e njoftimit që përfaqësuesit e opozitës dhanë në këtë drejtim:
Njoftimi që opozita siriane u ofroi partive pjesëmarrëse në negociata, veçanërisht rusëve, turqve, amerikanëve, si dhe vëzhguesve nga vendet e tjera, pohon se këtu ka një problem të madh dhe të thellë. Ndërkohë që jemi në prag të raundit të katërt të bisedimeve të Astanas, armëpushimi nuk është zbatuar ende dhe bombardimet, në të cilat janë përfshirë edhe rusët, ende vazhdojnë. “Por pika e dytë që është kthyer në një problem të madh për ne lidhet me regjimin iranian”, shtoi ai, “regjimi iranian nuk është pjesë e zgjidhjes. Është e pamundur që regjimi iranian të jetë pjesë e ndonjë mekanizmi monitorues, pra të kthejë milicitë e saj në Siri në një forcë paqeruajtëse ose të armëpushimit “.