E mërkurë, 10 maj 2017
NCRI – Sipas njoftimeve, për shkak të politikave ekonomike të regjimit, më shumë se 75 përqind e njësive të prodhimit të gurit në Teheran janë mbyllur, duke bërë që 22,000 punëtorë të humbasin vendet e tyre të punës.
“Pothuajse 22,000 punëtorë në këtë sektor kanë humbur aktualisht vendet e tyre të punës”, thotë një prodhues guri, “dhe gati 75 për qind e njësive prodhuese të gurit janë mbyllur”.
“Ne aktualisht po përjetojmë një nga periudhat më të këqija të shitjeve”, shtoi ai, “Recesioni në sektorin e strehimit gjatë viteve të fundit ka goditur ndjeshëm prodhuesit e gurëve, duke i detyruar shumë prej tyre të mbyllin biznesin”.
Pastaj përmendi prodhuesit e tjerë që ende vazhdojnë, duke thënë se “prodhuesit e mbetur po punojnë me më pak se 30 për qind të kapacitetit të tyre, vetëm që njësitë e tyre të mbeten të hapura, ndërkohë që duhet të paguajnë çdo ditë kostot dhe taksat e sigurimit”.