Protestat në Iran ndryshojnë nga ato të vitit 2009 pasi demonstruesit bëjnë thirrje për ndryshimin e regjimit

NCRI – Tubimet kundër regjimit që filluan të enjten në Mashhad u përhapën në qytete të shumta, në Teheran, Tabriz, Isfahan dhe Shiraz, si dhe dhjetra qytete anembanë vendit.

Këto tubime janë të ndryshme nga ato që ndodhën në vitin 2009, kur rizgjedhja e ish presidentit iranian Mahmud Ahmadinexhad shkaktoi tubime mbarëkombëtare. Këto protesta bëhen me kërkesa ekonomike dhe demonstruesit i kanë përshkallëzuar në një ultimatum për një ndryshim rrënjësor të regjimit.

Nikki Haley mbi Kryengritjen në Iran: ‘Nuk duhet të heshtim’

NCRI – E martë, janar 2, 2017.U.S. Ambasadorja e Kombeve të Bashkuara Nikki Haley vlerësoi të martën protestuesit iranianë, duke shtuar se SHBA po kërkon një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit në Nju Jork dhe Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Gjenevë lidhur me Iranin. Raportoi CNN.

I burgosuri politik iranian Ali Moezi: Kohës së regjimit i ka ardhur fundi

Në një mesazh solidariteti me protestat kombëtare të popullit iranian, i burgosuri politik Ali Moezzi, mbështetës i Organizatës Popullore të Mojahedinëve të Iranit (PMOI / MEK) vlerësoi protestuesit që premtojnë të vazhdojnë luftën e tyre derisa të arrihet fitorja.

IRAN – Protestat: Të paktën 30 protestues të vrarë

Nga e majta: Hamzeh Ashtizand dhe Armin Sadeghi, 13 vjeç, të vrarë gjatë protestave anti-qeveritare respektivisht më 30 dhjetor 2017 dhe 1 janar 2018.

Në fund të ditës së pestë të kryengritjes mbarëkombëtare të popullit iranian kundër regjimit klerikal, IRGC dhe forcat e tjera të sigurisë shtetërore kanë qëlluar për vdekje të paktën 30 protestues. Dhjetë nga vdekjet ndodhën të hënën në Ghahdirijan (provinca Isfahan). Qytete të tjera ku forcat e sigurimit të shtetit vranë protestues ishin Doroud, Izeh, Toysirkan, Shahin-Shahr, Hamedan dhe Nourabad.

Iran: Më shumë se 90% e të paraburgosurve janë nën moshën 25 vjeç

Gjenerali i brigadës i IRGC Hossein Zolfaghari, zëvendës shefi i sigurisë i Ministrisë së Brendshme, kërcënoi protestuesit të hënën, më 1 janar se do të përforconte kontrollin, duke pranuar se më shumë se 90 përqind e të burgosurve janë të rinj dhe adoleshentë me moshë mesatare nën 25 vjeç.

IRAN: Shefi i Gjyqësorit urdhëron shtypjen e protestuesve

Të trembur nga përshkallëzimi i protestave anti-regjim në mbarë vendin, kreu i gjyqësorit të regjimit iranian Sadegh Amoli Larijani tha: “I kërkoj të gjithë prokurorëve në të gjithë vendin të përfshihen …. Dhe qasja e tyre duhet të jetë e fortë. ” Ai i bëri thirrje institucioneve represive të zbatimit të ligjit dhe autoriteteve gjyqësore të regjimit për t’u marrë  me çështjen e “protestuesve”. (Rrjeti i lajmeve, Televizioni Shtetëror, 1 janar 2018)

IRAN: Arrestohen së paku 1000 protestues kryesisht  të rinj

Me frikën e përmbysjes dhe dëshpërimin e përballjes së kryengritjes popullore në nivel kombëtar, regjimi klerikal ka filluar verbërisht arrestimet  dhe deri më tani ka arrestuar të paktën 1000 persona në katër ditët e para të kryengritjes.

Të paktën 12 protestues u vranë për dy ditë nga rojet revolucionare

Në ditën e pestë të kryengritjes mbarëkombëtare kundër regjimit të mullahëve, njerëzit dolën në rrugë në masë në Teheran dhe dhjetra qytete të tjera anembanë vendit, duke kënduar “Vdekje Khameneit”, “Khamenei, turp të kesh, Lëre vendin  të qetë”. Kjo ndërkohë që forcat represive janë në gatishmëri të plotë dhe po përdorin të gjithë forcën e tyre për të parandaluar formimin e demonstratave dhe tubimeve.

Thirrja e Maryam Rajavit për kryengritjen dhe pranimi i frikshëm i zyrtarit të regjimit të Iranit i rolit udhëheqës të PMOI / MEK

NCRI – Të hënën më 1 janar 2017. Mohammad Ali Asoudi, këshilltar i lartë i përfaqësuesit të Khameneit në Korpusin e Gardës Revolucionare (IRGC), në një intervistë me agjencinë shtetërore  të shtypit “Daneshjou” deklaroi:

Partia e Progresit e Norvegjisë dënon sulmet e regjimit iranian ndaj protestuesve në Iran

 “Partia Progres dënon sulmet e regjimit iranian ndaj protestuesve në Iran. Regjimi terrorist në Iran edhe një herë zbulon fytyrën e tij të neveritshme duke sulmuar demonstruesit paqësorë që po kërkojnë të drejtat e tyre themelore “, thuhet në një deklaratë të partisë.