Regjimi i Iranit synon të kthejë Mahmoud Hashemi Shahroudin në Teheran për t’i shpëtuar drejtësisë në Gjermani

429

Sipas informacioneve të marra nga burimet e Organizatës Popullore Mojahedin të Iranit (PMOI / MEK) në Iran, regjimi iranian synon të mundësojë daljen nga Gjermania të ish drejtuesit të drejtësisë të regjimit, Mahmoud Shahroodi, përpara se Prokuroria Federale të lëshojë një urdhër arrestimi për të.

Sipas informacioneve, Hashemi Shahroudi dhe gjashtë shokë të tij do të largohen nga Gjermania të enjten, më 11 janar 2018, duke u nisur nga Hamburgu në Teheran me Iran Air numër  fluturimi  IR722. Regjimi iranian u përpoq të rezervonte biletat pa emra të veçantë. Sidoqoftë, biletat e rezervuara janë për Shahroudin dhe shokët e tij.

Hashemi Shahroudi është aktualisht i pranuar në spitalin INI në Hannover i specializuar në neurologji.

Një numër i iranianësh, përfshirë ish të burgosur politikë që kanë qenë dëshmitarë të krimeve që Shahroudi ka kryer në burg gjatë detyrës të tij si drejtues i gjyqësorit, kanë paraqitur ankesa në gjykata në Gjermani.