NCRI – Kur heshtni në situata represioni, heshtni me shtypësin. Kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara duhet të ndërhyjnë në protestat e Iranit që po ndodhin që prej gati dy javësh, në të cilat kanë vdekur të paktën 50 vetë.
Disa apologë të regjimit kanë këshilluar që qeveritë e huaja “të shmangin ndërhyrjen në punët e brendshme” të Iranit, që do të thotë t’i kthejnë shpinën popullit iranian që po kërkon një Iran të lirë.
Amir Basiri, një aktivist iranian i të drejtave të njeriut, shkruante në blogun Beltway Confidential të Washington Examiner: “Sipas interpretimit të tyre subjektiv, mbështetja e të drejtave themelore të njeriut të protestuesve llogaritet si një ndërhyrje në punët e brendshme, ndërsa prerja e marrëveshjeve tregtare dhe mbushja e arkës së regjimi që i shtypë ata protestues, jo “.
Problemi nuk është se bashkësia ndërkombëtare po ndërhyn në punët e Iranit, por se ata nuk arrijnë të mbrojnë lirinë dhe demokracinë në Iran.
Basiri shkroi: “E kemi parë tashmë se çfarë sjell mosbërja gjë. E pamë në vitin 2009 në Iran, kur administrata e Obamës vendosi të qëndrojë anash, ndërkohë që regjimi shtypi protestat në Iran. E pamë përsëri në Siri, ku mosndërhyrja e komunitetit ndërkombëtar çoi në masakrimin e qindra mijëra civilëve, një luftë të zgjatur, një krizë globale dhe lindjen e shtetit islamik “.
Ai këshillon që bashkësia ndërkombëtare të përdorë sanksione specifike për të izoluar entitetet ose individët iranianë të përfshirë në shkeljet e të drejtave të njeriut, për të përdorur teknologjinë për të shmangur censurën e internetit nga ana e regjimit të dhe për të mbështetur Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit, i cili përpiqet për një Iran laik dhe demokratik.