Wednesday, February 1, 2023

SHBA mund të bëjnë më shumë për të mbështetur protestat iraniane

NCRI – Protestat në Iran janë duke vazhduar me vendosmëri në javën e tyre të dytë dhe po nxjerrin në pah të çara në themel të regjimit iranian. Ashtu si të gjitha diktaturat, regjimi iranian do të bjerë, sepse nuk e ka vullnetin e popullit me vete.

Ted Poe, kongresist republikan nga Teksasi, shkruan në “Washington Examiner” se, si udhëheqëse e botës së lirë, SHBA nuk duhet t’i kthejë shpinën, por duhet të ndjekë shembullin e lidershipit të presidentëve John F. Kennedy dhe Ronald Reagan, të cilët nxitën lëvizje demokratike në kohën e tyre.

Poe, anëtar i lartë i Komisionit të Punëve të Jashtme të Shtëpisë së Bardhë, shkruan: “Kolegët e mi kongresistë dhe unë po i shikojmë nga afër protestat e tanishme në Iran. Ajo që filloi si protestë për kushtet e vështira ekonomike brenda Iranit, shumë shpejt e drejtoi objektivin kundër atij regjimi, që është përgjegjës për sëmundjet e vendit. Nëse ka ndonjë rreze drite në marrëveshjen e gabuar bërthamore  që bëri administrata e Obamës me Teheranin, është se ato miliarda dollarë që iu dhanë mullahëve nxorën në shesh korrupsionin e tyre. Iranianët me të drejtë kanë parë se, me gjithë heqjen e sanksioneve,  nuk janë më mirë, sepse pasuria e kombit të tyre po grumbullohet nga Ajatollahu dhe nga larot e tij të IRGC për të përhapur terrorin jashtë vendit”.

Ai këshilloi që Shtetet e Bashkuara duhet të shkojë përtej topikëve duke përdorur industrinë e teknologjisë së SHBA për të siguruar që iranianët të mund të komunikojnë mes tyre dhe me botën e jashtme, pavarësisht nga censura strikte e regjimit ndaj internetit. Kjo do të sigurojë dëshmi esenciale për ndjekur penalisht regjimin.

Poe, kryetari i Nënkomitetit për Terrorizmin, Mospërhapjen dhe Tregtinë, shkroi: “Përshëndes lidershipin e Presidentit Trump në kauzën e popullit iranian dhe u bëj thirrje kolegëve të mi se tani është koha që duhet të veprojmë”.