Wednesday, September 11, 2024

Ftesë për Zarif-in në kundërshtim të qartë  me aspiratat e protestuesve iranianë për liri dhe demokraci

 Javad Zarif, Ministri i Jashtëm i diktaturës fetare në pushtet të Iranit është planifikuar të takohet me Federica Mogherinin në Bruksel të enjten, më 11 janar. Takimi përkon me fillimin e javës së tretë të kryengritjes së popullit iranian. Gjatë dy javëve të fundit, iranianët kanë protestuar në më shumë se 140 qytete dhe fshatra anembanë Iranit, duke kënduar “Vdekje Khameneit”, “Vdekje Rouhanit”, pavarësisht masave shtypëse në shkelje të standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Zyrtarët e regjimit kanë pranuar se 3,700 protestues janë arrestuar. Numri i vërtetë i të burgosurve është shumë më i lartë. Ata i nënshtrohen torturave të rënda dhe sipas Amnesty International, të paktën pesë nga protestuesit janë vrarë në paraburgim.

Nën këto kushte, pritja dhe takimi me të dërguarin e mullahëve nën çfarëdo preteksti dhe çfarëdo justifikimi është thjesht e neveritshme dhe e turpshme. Kjo është një shkelje e dukshme e vlerave të të drejtave të njeriut dhe një kundërvënie e pretendimeve të BE-së për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Çdo dialog me regjimin klerikal që populli iranian përpiqet ta përmbysë, pa dënimin publik dhe të pakushtëzuar të krimeve të tij dhe mbështetjen e të drejtave të popullit iranian për lirinë e shprehjes, lirinë e shoqërimit dhe të drejtën për ndryshimin e regjimit në praktikë është i barabartë me bashkëfajësi me regjimin në krimet e tij.