Në ditën e katërt të kryengritjes mbarëkombëtare, të paktën dy protestues në qytetin e Izehit (provinca Khuzestan) u vranë të qëlluar direkt nga Garda Revolucionare dhe disa të tjerë u plagosën. Zhurma e ambulancave dhe e të shtënave dëgjohen në të gjithë qytetin.
Parlamentari europian i kërkon BE-së marrë anën e popullit iranian ndërkohë që vazhdojnë protestat anti-qeveritare në Iran
Ndërsa populli iranian po merr pjesë në protesta anti-qeveritare në qytete anembanë Iranit kundër kushteve të këqija të jetesës, një anëtar tjetër i Parlamentit Europian i ka kërkuar Bashkimit Evropian “të përballet me realitetin e diktaturës iraniane” dhe “të marrë anën e popullit iranian . “
Djegje e makinave qeveritare në Tuyserkan dhe Kermanshah
Shtrirja e kryengritjes kundër regjimit të mullahëve vazhdon të përhapet dhe përfshin pjesën më të madhe të Iranit.
Në Tuyserkan, njerëzit fishkëllyen njësinë anti-trazira që po bënte shumë zhurmë për të frikësuar njerëzit. Mercenarët e regjimit përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Njerëzit i vunë flakën një automjeti qeveritar përballë zyrave të qeverisë.
Intergrupi i PE i bën thirrje Mogherinit të dënojë regjimin e Iranit. Reagim i dhunshëm kundër demonstruesve paqësorë
Presidenti i Miqve të një Irani të Lirë në Parlamentin Europian që gëzon mbështetjen e shumë deputetëve i bën thirrje “Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Z.
Nënpresidenti i PE: BE duhet të dënojë veprimet e dhunshme të regjimit të Iranit kundër protestuesve
Nënkryetari i Parlamentit Europian Ryszard Czarnecki tha në një deklaratë për shtyp të shtunën: “Bashkimi Evropian duhet të dënojë reagimin e dhunshëm të forcave të sigurisë të regjimit iranian dhe IRGC kundër demonstruesve”.
Evropa duhet të tregojë solidaritet me 80 milionë qytetarë iranianë që kërkojnë ndryshim: Struan Stevenson
NCRI – “Ka ardhur koha që BE të ndalë politikën e saj të mjerueshme të tolerimit ndaj një prej regjimeve më represive në botë.
Iran: Protestuesit i vënë flakën portreteve të Khameneit, Ghassem Soleimanit, pushtojnë qendrat qeveritare
Të shtunën më 30 dhjetor, në ditën e tretë të kryengritjes mbarëkombëtare, flakët e kryengritjes kundër regjimit klerikal u bënë më intensive dhe njerëzit, veçanërisht gratë dhe të rinjtë e qyteteve të ndryshme u përballën me sulmet e forcave represive dhe pushtuan shumë qendra qeveritare .
Dy protestues të vrarë nga të shtënat e Gardës Revolucionare, në qytetin e Doroudit
Dy protestues të vrarë nga të shtënat e Gardës Revolucionare, në qytetin e Doroudit
Këtë mbrëmje, në ditën e tretë të kryengritjes mbarëkombëtare të popullit iranian, rojet revolucionare kriminale hapën zjarr mbi demonstratën e njerëzve të guximshëm të Doroudit dhe vranë të paktën dy protestues.
Iran: “Vdekje Khameneit” slogan, kënduar në qytetet kryesore
Në ditën e dytë, kryengritja “Jo çmime të larta”, u përhap në qytete të shumta të Iranit. Në Isfahan, protestuesit thërrisnin “Vdekje Khameneit”. Në Rasht, njerëzit dolën në rrugë duke kënduar “Vdekje diktatorit”, “Vdekje Khameneit”, “Sot është ditë zie, të drejtat e kombit janë plaçkitur nga mullahët”, “turp të keni mullahë, ikni nga vendi “,” vdesim dhe do të rikuperojmë Iranin “. Kur u sulmuan nga policia, ata thërrisnin ” Policë, shkoni të kapni hajdutët”.
Kryengritjet në qytetet iraniane është vdekje për regjimin e Mullahëve: Maryam Rajavi
Maryam Rajavi: Kryengritjet në Kermanshah dhe Mashhad dhe qytete të tjera janë shenja e vdekjes së diktaturës së korruptuar të mullahëve dhe e lindjes së demokracisë, drejtësisë dhe sovranitetit popullor
Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Rezistencës iraniane, përshëndeti popullin heroik të Kermanshahit dhe qyteteve të tjera që u ngritën sot duke thirrur “vdekje ose liri”, “vdekje Rouhanit”, “vdekje diktatorit” dhe “të burgosurit politikë duhet të lirohen “, dhe protestuan kundër çmimeve të larta, varfërisë dhe korrupsionit.

















