NCRI – Në mbështetje të tubimeve të protestave të fundit në vend, sindikatat e pavarura të punës së Iranit kanë lëshuar deklarata të përbashkëta për të dënuar trajtimin e protestuesve nga ana e regjimit.
Pesë formacione të pavarura – Sindikata e Lirë e Punëtorëve të Iranit, Sindikata e Elektriçistëve dhe e Punëtorëve të Metalit të Kermanshahit, Sindikatat e Piktorëve të Provincës Alborz, Shoqata e Mbrojtësve së të Drejtave të Punëtorëve dhe Komiteti i Formimit të Sindikatave në Iran – kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët , duke dënuar vrasjen nga ana e regjimit të më shumë se 20 protestuesve, si dhe arrestimin e rreth 2000 vetëve, duke përfshirë 100 studentë, në qytete të ndryshme anembanë vendit.
Në deklaratën e tyre të përbashkët, sindikatat e pavarura i janë referuar represionit të regjimit kundër protestuesve si “deklarim i luftës së sundimtarëve kundër masave të njerëzve të ngopur me situatën e mjerueshme të vendit”.
Duke vënë në dukje se protestat e shpërndara të vazhdueshme janë shndërruar në gjëmime anembanë vendit, deklarata thotë se “represioni më i dhunshëm vetëm do të çojë në daljen e më shumë njerëzve në rrugë dhe do t’u japë më shumë thellësi dhe hapësirë protestave të tyre”.