Maryam Rajavi: Populli i Iranit do të kënaqet vetëm me rrëzimin e teokracisë qeverisëse
Në prag të 39 vjetorit të përmbysjes së regjimit të Shahut në Iran, znj. Maryam Rajavi mori pjesë në një tubim të iranianëve më 10 shkurt 2018. Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit përkujtoi të gjithë dëshmorët e rënë për Lirinë e Iranit në Revolucionin e 1979 deri në kryengritjen në janar të vitit 2018. Ajo tha: “Kryengritja e guximshme në dhjetor-janar dhe protestat e mëvonshme anembanë vendit dëshmuan se populli iranian nuk do të kënaqet me asgjë më pak se përmbysja e regjimi klerikal në tërësinë e tij. Prania e grave dhe e të rinjve në ballë të protestave garanton vazhdimin e kryengritjes. Gratë iraniane nuk i janë nënshtruar masave shtypëse të regjimit megjithë 39 vitet e represionit dhe poshtërimit sistematik, duke përfshirë imponimin e velit të detyrueshëm “.




















