Maryam Rajavi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit Evropian në Strasburg

 Bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të protestuesve të burgosur, lirinë e shprehjes dhe të asoccimit, heqjen e sundimit të shtypjes dhe velin e detyrueshëm

 

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), mori pjesë dhe foli në takimet zyrtare të Partisë Popullore Evropiane (PPE), Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Europën (ALDE) dhe të Majtës së Bashkuar Europiane (UEL) në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) në Strasburg, të mërkurën, më 24 janar 2018. Ajo shtjelloi zhvillimet më të fundit të kryengritjes së popullit iranian kundër qeverisë fashiste fetare në Iran dhe iu përgjigj pyetjeve të anëtarëve të PACE.

Protestat janë përhapur në qytete të ndryshme

Më 22 janar, në qytete dhe fshatra në të gjithë vendin janë zhvilluar protesta nga populli dhe është rritur numri i rinjve të ngritur kundër regjimit të korruptuar të Velayat-e faqih:

  1. Në orën 11:00, pas fjalimit të presidentit të regjimit Rouhani, një numër të rinjsh që këndonin “Gënjeshtrat nuk kanë efekt”, “Reformistë, përkrahës të linjës së ashpër, loja ka marrë fund”, protestuan në sheshin Vanak në Teheran, në drejtim të sheshit të Valias, në rrugët e Jayhounit dhe Kamalit. Grupet e Rojeve Revolucionare dhe Basijis erdhën në vend dhe sulmuan tubimet.

Vrasja e një atleti të ri nën torturë

Të shtunën, më 20 janar 2018, ndihmësit e ministrisë së inteligjencës në Kermanshah, i dorëzuan familjes  trupin e dëshmorit Gholam Reza Mohammadi, një atlet i ri i cili u arrestua më 2 janar në protestat e këtij qyteti. Inteligjenca klerikale deklaroi në mënyrë flagrante “mungesën e narkotikëve” si shkakun e vdekjes së tij.

Bashkësitë anglo-iraniane i bëjnë thirrje qeverisë britanike për të mbështetur aspiratat demokratike të protestuesve në Iran

 NCRI – Anëtarët e bashkësive anglo-iraniane dhe mbështetës të koalicionit opozitar të Iranit, Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), morën pjesë në një tubim të madh përballë Numrit 10 të Downing Street për t’i bërë thirrje Kryeministres për të thyer heshtjen e saj mbi kryengritjen popullore në Iran dhe ndërhyrjen brutale të regjimit.

Politikanë të Shteteve të Bashkuara kritikojnë Evropën për reagimin e saj ndaj protestave të Iranit

 NCRI – Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë dhe ish-Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Newt Gingrich ka kritikuar vendet evropiane për përgjigjen e tyre joadekuate ndaj kryengritësve të vazhdueshëm të popullit në Iran dhe i akuzoi ata se i fshihen realitetit në përpjekje për të ruajtur marrëveshjet tregtare.

Mijëra njerëz morën pjesë në funeralin e një protestuesi që u vra nga rojet revolucionare

Trupi i Pahlevan (kampioni) Seyyed Ebrahim Rasouli, djali i guximshëm i popullit të Eghlid (provinca Fars), u varros të dielën, 21Janar, me pjesëmarrjen e mijëra njerëzve. Ebrahim Rassouli, i njohur për kavalierizmin e tij, etikën e pasur dhe ndihmën e të varfërve mes popullit të Eghlid, u vra më 18 janar, në një sulm nga mercenarët e policisë. Mbrojti veten me një armë gjuetie kundër rojeve që sulmuan shtëpinë e tij. Për shkak të kësaj përleshje që zgjati për 10 orë, ky hero trim më në fund u vra.

Valë arrestimesh arbitrare në gjithë Irani dhe thirrje për lirimin e menjëhershëm të arrestuarve

Forcat represive në Golpayegan arrestuan tre vëllezër, Mohammed, Fazlollah dhe Hadi Nikbakhtin dhe i transferuan në një vend të panjohur. Për më tepër, të paktën gjashtë të rinj të tjerë u arrestuan nga forcat e sigurisë në Golpayegan.

Fshatarët e shpronësuar u përleshën me regjimin, tubimet e protestave vazhdojnë në qytete të ndryshme

Kian Kurd factory workers

Të dielën, më 21 janar, protestat e njerëzve të shpronësuar vazhduan në qytete të ndryshme të vendit:

  1. Fshatarët e distriktit Ismailieh të Ahvazit u mblodhën për të dytën ditë duke kërkuar të punonin në tokën e tyre bujqësore, të marrë nga regjimi i mullahëve. Policia dhe agjentët e shërbimeve sekrete rrethuan dhe sulmuan protestuesit, gjë që çoi në përplasje dhe një numër protestuesish u plagosën. Fermerët kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur që toka t’u kthehet, duke paraqitur dokumentet e tyre të pronësisë, ndërsa regjimi jo vetëm që nuk kthen i tokat, po edhe refuzon t’i punësojë ata në tokën e tyre dhe punëson punëtorë joautoktonë me paga shumë të ulëta.

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, popullit të Iranit: ” Po vjen dita që do të jeni të lirë”

Gjatë fjalimit të Zëvendëspresidentit Mike Pence në Knesset, ai vazhdimisht vuri në qendër të vëmendjes Iranin. Ai bëri një “premtim solemn” për botën se SHBA nuk do ta lejojnë kurrë Iranin të ketë një armë bërthamore.

Dhe, pas deklaratave të tij të ashpra mbi “regjimin e rrezikshëm”, ai kishte një mesazh “më të mirë” për popullin iranian. Pence tha:

Djegia e fotografise të Khameneit; Protesta të personave të plaçkitur dhe hamallët e varfer kurdë

  1. Të shtunën, më 20 janar, disa njerëz nga Robat Karim (Provinca e Teheranit) protestuan kundër çmimeve të larta. Protestuesit, një pjesë e madhe e të cilëve ishin gra, këndonin slogane kundër regjimit.

Për të frikësuar dhe shpërndarë turmën, agjentët kriminelë të zbatimit të ligjit shtypën me makinë një grua që po protestonte kundër plaçkitjes së depozitave të saj. E njëjta metodë kriminale u krye në Ahwaz gjatë ditëve të para të kryengritjes gjatë së cilës kriminelët e regjimit shtypën njerëzit me një kamion.