Wednesday, February 8, 2023

Regjimi iranian ende ekzekuton fëmijë

Njoftim përkujtimor për Mahboubeh Mofidit, Qyteti Noshahr, Iran, 2018

NCRI – Sipas Human Rights Watch, tre fëmijë delinkuentë u ekzekutuan në Iran muajin e kaluar. Pavarësisht organizatave të shumta të të drejtave të njeriut që i bëjnë thirrje Iranit për t’i dhënë fund menjëherë kësaj praktike, regjimi ende vazhdon të përdorë dënimin me vdekje për fëmijët që kanë kryer një krim para moshës 18 vjeçare.

Human Rights Watch i quajti tre të rinjtë që u ekzekutuan në janar si Amirhossein Pourjafar, Ali Kazemi dhe Mahboubeh Mofidi. Ata u ekzekutuan për krime që dyshohet se i kishin kryer kur ishin 16, 15 dhe 13 vjeç.

Amirhossein Pourjafar kishte shenja “çrregullimi të sjelljes ” sipas avokatit të tij dhe ishte shtruar një kohë në një institucion mendor gjatë kohës së tij në burg. E megjithatë ai u ekzekutuar.

Ali Kazemi u ekzekutua në burgun Bushehr më 30 janar për një akuzë të dyshuar për vrasje kur ai ishte 15 vjeç. Autoritetet kishin premtuar ta ndalojnë ekzekutimin, sipas Shoqatës Imam Ali (një OJQ në Iran që merret me problemet sociale me fokusin mbi fëmijët). Avokati i tij, Shahriar Khoramdel, tha se gjyqtarët e përfshirë në gjyq nuk do të lejonin që ai të shihej nga një mjek-ligjor për të parë nëse ishte në gjendje të kuptonte natyrën e krimit të kryer.

Mahboubeh Mofidi u ekzekutua të njëjtën ditë në burgun e Nowshahr në provincën Mazandaran. Ajo u martua kur ishte 13 vjeç dhe u dënua me vdekje për vrasjen e burrit të saj në moshën 17-vjeçare.