Thursday, March 28, 2024

Duke shënuar përvjetorin e Revolucionit Anti-Monarkik në Iran

 Maryam Rajavi: Populli i Iranit do të kënaqet vetëm me rrëzimin e teokracisë qeverisëse

Në prag të 39 vjetorit të përmbysjes së regjimit të Shahut në Iran, znj. Maryam Rajavi mori pjesë në një tubim të iranianëve më 10 shkurt 2018. Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit përkujtoi të gjithë dëshmorët e rënë për Lirinë e Iranit në Revolucionin e 1979 deri në kryengritjen në janar të vitit 2018. Ajo  tha: “Kryengritja e guximshme në dhjetor-janar dhe protestat e mëvonshme anembanë vendit dëshmuan se populli iranian nuk do të kënaqet me asgjë më pak se përmbysja e regjimi klerikal në tërësinë e tij. Prania e grave dhe e të rinjve në ballë të protestave garanton vazhdimin e kryengritjes. Gratë iraniane nuk i janë nënshtruar masave shtypëse të regjimit megjithë 39 vitet e represionit dhe poshtërimit sistematik, duke përfshirë imponimin e velit të detyrueshëm “.

Duke kujtuar kërkesat që kishte përmendur në takimet në Këshillin e Evropës dy javë më parë, zonja Rajavi përsëriti: “Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të të gjithë të burgosurve të kryengritjes, lirinë e fjalës dhe të grupimit, dhënien fund  të shtypjes së grave dhe shfuqizimin e velit të detyrueshëm, tani. “

Maryam Rajavi tha: “Historiku i katër dekadave të diktaturës fetare të mullahëve mund të përmblidhet në pesë fjalë,” masakër, plaçkitje, shkatërrim, eksport i fundamentalizmit dhe terrorizmit në emër të revolucionit dhe mizogjinisë “. Khamenei pranoi  ca ditë më parë se korrupsioni i brendshëm i regjimit klerikal është një dragua me shtatë kokë. Në të vërtetë, koka kryesore e këtij dragoi është në shtëpinë e Khameneit. “

“Populli dhe protestuesit iranianë kanë vendosur të zëvendësojnë regjimin e Velayat-e Faqih dhe Korpusin e Gardës Revolucionare dhe Bassij me një republikë të bazuar në lirinë dhe demokracinë. Ata duan të investojnë në arsim, shëndetësi, sport, mirëqenie sociale, vende pune dhe ekonominë e vendit, në vend që të investojnë në programe bërthamore dhe armë të tjera të shkatërrimit në masë “, vuri në dukje zonja Rajavi.

Një numër i madh i të rinjve nga diaspora iraniane në Evropë dhe Amerikën e Veriut morën pjesë dhe folën në këtë tubim.