Kryetari i Kuvendit të Ekspertëve të Iranit, Imami i të Premtes i Teheranit, tha: “Mos mendoni se (rreziku i) përmbysjes ka kaluar: Jo, armiqtë nuk do të heqin dorë për asnjë çast nga mendimi për përmbysje. Duhet të jemi vigjilentë “. Ai shtoi:” Armiku është duke abuzuar me mjetet e reja të informacionit; Kanali i telegramit, Instagrami dhe mjete të tjera në këtë fushë”.
Iran: 3500 Punonjës të Grupit Industrial Kombëtar të Çelikut në grevë
NCRI – Shumë prej 3500 punonjësve grevistë të Grupit Industrial Kombëtar të Çelikut të Iranit në Ahvaz u kërcënuan nga punëdhënësi privat i kësaj njësie “se do t’i regjistronte mungesë në punë, do të privoheshin nga përfitimet e personelit në ditët e pasivitetit, do të dëboheshin dhe do t’i dorëzoheshin autoriteteve kompetente (arrestim). “
Komiteti i Gruas i NCRI bën thirrje për lirimin e dy të burgosurave politike
Torturuesit e regjimit anti-njerëzor të mullahëve dërguan zonjën Atena Daemi dhe Golrokh Iraee, dy të burgosura politikë, në burgun e Qarkakut në Varamin të mërkurën më 24 janar, pasi i rrahin brutalisht.
Ky veprim represiv u krye pas një akuze të re të trilluar kundër dy të arrestuarave, të cilat u thirrën në godinën e IRGC, të emëruar si godina 2-A, për t’u marrë në pyetje. Në përgjigje të protestës së këtyre dy grave të burgosura që refuzuan të merreshin në pyetje dhe kërkuan urdhërin e transferimit, torturuesit i rrahën ato rëndë. Natën, me urdhër të Haji Moradit, një torturues që punon si prokuror në Burgun Evin, këto dy të burgosura u transferuan në burgun Qarkak në Varamin.
Deputeti i regjimit të Iranit nxjerr në dritë fabrikimin e një çështjeje gjyqësore për avokatin e një protestuesi që vdiq në paraburgim
I riu 23-vjeçar, Vahid Heidari
NCRI – Një anëtar i parlamentit të regjimit iranian nxorri në dritë se zyrtarët e sigurisë kanë fabrikuar një çështje gjyqësore kundër një avokati i cili provoi se klienti i tij as nuk ishte droguar as nuk ishte tregtar droge në kundërshtim me atë që po pretendojnë autoritetet gjyqësore.
Regjimi ka frikë nga popullariteti i MEK-ut në Iran
Posteri i Maryam Rajavit i varur në Teheran
NCRI – Mos u gaboni, regjimi iranian është mjaft i fikësuar jo vetëm nga populli iranian, por edhe nga Organizata Popullore e Mojahedinëve të Iranit (MEK). Kjo frikë mund të shihet në protestat pro-regjimit të organizuara nga mullahët, ku protestuesit e paguar mbanin pankarta si “Lëvizja e Gjelbër përkrah Rajavin” dhe në komentet e shumta nga vetë udhëheqësit e regjimit. Duket se edhe regjimi iranian po detyrohet të pranojë se rezistenca iraniane është jashtëzakonisht e popullarizuar mes popullit iranian.
Agresioni i regjimit të Iranit, çështja kyçe e turneut rajonal të Gjirit të Paul Ryan-it
NCRI – Regjimi iranian dhe ekspansionizmi dhe agresioni i tij rajonal qenë pika kyçe e bisedimit gjatë një takimi midis Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Paul Ryan dhe mbretit Saudit Salman në Riad, të mërkurën.
Iran: Disa viktima të tërmetit në Kermanshah vdiqën për shkak të ngricës
Sarina humbi jetën për shkak të të ftohtit dhe mungesës së strehimit për viktimat e tërmeteve në rajonin e Kermanshah
NCRI – I ftohti ngrirës në Kermanshah mori jetën e disa banorëve të kësaj krahine të goditur nga tërmeti në Iran. Arsyeja për humbjen e këtyre njerëzve është injorimi dhe mungesa e kujdesit të zyrtarëve të regjimit iranian në situatën katastrofike të viktimave të tërmetit. Jetët e një numri njerëzish të tjerë në këtë zonë janë gjithashtu në rrezik.
Maryam Rajavi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit Evropian në Strasburg
Bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të protestuesve të burgosur, lirinë e shprehjes dhe të asoccimit, heqjen e sundimit të shtypjes dhe velin e detyrueshëm
Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), mori pjesë dhe foli në takimet zyrtare të Partisë Popullore Evropiane (PPE), Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Europën (ALDE) dhe të Majtës së Bashkuar Europiane (UEL) në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) në Strasburg, të mërkurën, më 24 janar 2018. Ajo shtjelloi zhvillimet më të fundit të kryengritjes së popullit iranian kundër qeverisë fashiste fetare në Iran dhe iu përgjigj pyetjeve të anëtarëve të PACE.
Protestat janë përhapur në qytete të ndryshme
Më 22 janar, në qytete dhe fshatra në të gjithë vendin janë zhvilluar protesta nga populli dhe është rritur numri i rinjve të ngritur kundër regjimit të korruptuar të Velayat-e faqih:
- Në orën 11:00, pas fjalimit të presidentit të regjimit Rouhani, një numër të rinjsh që këndonin “Gënjeshtrat nuk kanë efekt”, “Reformistë, përkrahës të linjës së ashpër, loja ka marrë fund”, protestuan në sheshin Vanak në Teheran, në drejtim të sheshit të Valias, në rrugët e Jayhounit dhe Kamalit. Grupet e Rojeve Revolucionare dhe Basijis erdhën në vend dhe sulmuan tubimet.
Vrasja e një atleti të ri nën torturë
Të shtunën, më 20 janar 2018, ndihmësit e ministrisë së inteligjencës në Kermanshah, i dorëzuan familjes trupin e dëshmorit Gholam Reza Mohammadi, një atlet i ri i cili u arrestua më 2 janar në protestat e këtij qyteti. Inteligjenca klerikale deklaroi në mënyrë flagrante “mungesën e narkotikëve” si shkakun e vdekjes së tij.




















