Tuesday, January 31, 2023

Regjimi i Iranit nuk do ta shohë 40 vjetorin e tij

Regjimi iranian sapo ka kaluar përvjetorin e tij të 39-të, por nuk do të shohë të 40-in.

Në vitin 1979, Ruhollah Khomeini u kthye nga mërgimi për të sekuestruar lëvizjen popullore për përmbysjen e monarkisë diktatoriale. Ai mori pushtetin nga njerëzit që kishin bërë gjithë punën e vështirë dhe krijoi diktaturën e tij teokratike.

Tani ka përsëri një protestë popullore në Iran – më e madhja që nga viti 1979 – dhe shumë në Perëndim pyesin a  do të jetë ky fundi i mullahëve.

Ivan Sascha Sheehan, nga Shkolla e Çështjeve Publike dhe Ndërkombëtare në Universitetin e Baltimore, shkroi: “Politika ndaj Iranit ka qenë historikisht një enigmë për fuqitë perëndimore dhe për Uashington në veçanti. Madje mund të thuhet se politika amerikane ndaj Iranit ka qenë një makth për administratën dypartiake – republikane dhe demokratike – që nga revolucioni i vitit 1979. “

Regjimi iranian dhe apologjetët e tij ka kohë që gënjejnë mbi popullaritetin e regjimit me popullin, stabilitetin, ndërhyrjen rajonale, shtypjen e popullit dhe përbërjen e tij politike.

Thjesht, regjimi është jashtëzakonisht i papëlqyer mes popullit të tij, por ka shtypur popullin dhe e ka tërhequr vëmendjen e  botës nga kjo përmes ndërhyrjes ndërkombëtare.

Regjimi nuk përbëhet nga “të moderuar” dhe “të linjës së ashpër”, sepse nuk lejon që të moderuarit  të marrin funksione politike, por i lejon politikanët e tij të luajnë rolin e të moderuarve (duke bërë disa fjalime tërheqëse për të drejtat e njeriut, duke mos bërtitur “Vdekje Amerikës “) për të fituar koncesione nga Perëndimi kur nevojitet. Një shembull, marrëveshja bërthamore, e cila nuk përmirësoi jetën e popullit iranian por vetëm të shumë të pasurve.

Perëndimi duhet t’ sfidojë këto gënjeshtra, të ushtron¡jë presion ndaj regjimit iranian dhe të mbështesë popullin iranian.

Sheehan shkroi: “Një kryengritje anti-regjimi që ende nuk ka përfunduar, e ka lënë regjimin të pambrojtur dhe të dobësuar, ndërsa përkujton 39 vjetorin e tij. Nëse bota merr rrugën e duhur, nuk ka asnjë arsye që t’i lejohet të festojë të 40-in. “