NCRI – Donald Trump shprehu solidaritet me popullin iranian dhe të gjithë ata që i nënshtrohen “shtypjes dhe persekutimit fetar” në mbarë botën, në Mëngjesin e Lutjes Kombëtare në Uashington DC.
Më 8 shkurt Trump tha: “Ne e dimë se miliona njerëz në Iran, Kubë, Venezuelë, Korenë e Veriut dhe vende të tjera vuajnë nën regjime shtypëse dhe brutale. Amerika mbështet të gjithë popujt që vuajnë nga shtypja dhe persekutimi fetar”.
Këto komente janë në përgjigje të shtypjes së jashtëzakonshme me të cilën përballet populli iranian si rezultat i protestave të tij kombëtare kundër regjimit, që filluan pas daljes në dritë të një projekt-buxheti i cili tregonte financime shtesë ushtarake të paguara duke ulur subvencionet për të varfrit.