Iran, 31 dhjetor 2018 – Hassan Khomeini, nip i themeluesit të regjimit iranian Ruhollah Khomeini, ka mbajtur një fjalim ditët e fundit ku paralajmëron për shembjen e plotë të aparatit të mullahëve.
“Nuk ka asnjë garanci që ne do të mbetemi e të tjerët do të ikin. Nëse nuk i ndjekim rregullat, ata do t’ju zëvendësojnë,” tha ai. “Duhet të ruhemi nga dita kur postet tona të ndryshohen dhe rolet të na transformohen krejtësisht.”














