Termi “lajme të rreme” po përdoret shumë shpesh kohët e fundit, ndonjëherë nga njerëz që duan të mohojnë fakte të sakta në një lajm, fakte që nuk përputhen me narrativën e botës të pranuar prej tyre, por është një fenomen shqetësues i cili duhet të çrrënjoset në mënyrë qe t’ia besojmë medias rolin e saj si qen roje.
Një rast i lajmeve të rreme ka goditur vetë thelbin e gazetarisë europiane. Claas Relotius, një redaktor i Revistës gjermane Der Spiegel, ka publikuar artikuj të fabrikuar në Spiegel gjatë shtatë viteve të fundit, shpesh duke mos begenisur të vizitonte vendet apo të intervistonte njerëzit për të cilët shkruante.
Megjithatë, në një deklaratë që dënonte sjelljen e tij, Komiteti Ndërkombëtar në Kërkim të Drejtësisë (ISJ) pyeste se sa ndryshon sjellja e Relotius nga fushata të tjera të qëllimshme ndërkombëtare të keqinformimit, konkretisht ato që kanë në shënjestër grupin e Rezistencës Iraniane, Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK).
ISJ postoi në Twitter: “A është #spiegelgate skandali më i madh i shtypit perëndimor? Çfarë mund të thuhet për fushatën iraniane të keqinformimit?”
Në fund të fundit, edhe pse Relotius ishte një shitës gënjeshtrash të thella, ai nuk është aspak i vetmi gazetar që e bën një gjë të tillë.
Gjatë muajve e viteve të fundit, The Guardian, The Independent, Channel 4 News, dhe Al Jazeera kanë publikuar artikuj mbi MEK, artikuj që mbështeteshin vetëm në informacione nga Ministria iraniane e Inteligjencës (MOIS). Çdokush mund ta kuptojë se mbledhja e informacionit për MEK nga Regjimi që e ka ndaluar ekzistencën e kësaj organizate dhe përpiqet ta asgjësojë atë, është ide e keqe.
Alejo Vidal-Quadras, ish Zëvendës-President i Parlamentit Europian, shkruante në deklaratën e ISJ se është koha të “thyhet heshtja” lidhur me “ndikimin e keq” të regjimit iranian në shtypin perëndimor.
Ai shkruan: “Mediat përgjegjëse për shpërndarjen e artikujve mbi Iranin të bazuar në fakte të shtrembëruara dhe në burime të pasinqerta nuk duken të gatshme për ta bërë këtë. Turp të kenë.”
Këta të ashtu-quajtur gazetarë kanë publikuar propagandën e Regjimit Iranian, duke përfshirë gënjeshtra për MEK, pa begenisur të kontrollonin faktet lidhur me pretendime që janë hedhur poshtë me kohë apo të kontaktonin MEK-un për një përgjigje, që do të thotë se artikujve të tyre u mungon balanca e nevojshme për të qenë pjesë e lajmeve. Këta artikuj, të cilët janë, në thelb, propagandë e plotë, promovojnë një imazh armiqësor të MEK në outlet-e lajmesh që supozohet të jenë të respektuara.
Një shembull është “gazetari” Arron Reza Merat i cili publikoi një artikull anti-MEK në gazetën britanike, The Guardian, ku ripërsëriste pretendimet e vrasjeve e rrëmbimeve. Këto pretendime vijnë direkt nga Regjimi dhe çdo gazetar i vërtetë do të kishte zbuluar se këto akuzime janë të pabaza dhe janë hedhur poshtë me kohë. Ai ka përdorur si burime agjentë të MOIS, të cilët sipas tij janë ish-anëtarë të MEK.
Fatmirësisht, këta artikuj anti-MEK nuk ia kanë dalë t’i bindin qeveritë ndërkombëtare që ta ndryshojnë pozicionin e tyre lidhur me MEK dhe Regjimin Iranian. Gjithnjë e më shumë qeveri po e njohin rolin e MEK në Rezistencën Iraniane, si dhe mënyrat e liga që Regjimi përdor për të sulmuar MEK-ët dhe pjesën tjetër të botës.
Vetëm një muaj pas publikimit të artikullit mashtrues të Merat mbi MEK, qeveria shqiptare përjashtoi diplomatët e saj iranianë për shkak të komploteve të tyre kundër refugjatëve MEK në vend. Kjo gjë u përgëzua nga Donald Trump i cili shprehu mirënjohjen e SHBA-së ndaj Shqipërisë për “përpjekjet e paepura për t’u ngritur kundër Iranit dhe për t’iu kundërvënë veprimtarive të tij destabilizuese dhe përpjekjeve për të heshtur disidentët [duke përfshirë MEK-ët] nëpër botë”.
Regjimi është i tmerruar nga MEK, sidomos nisur nga vala e protestave të organizuara nga MEK, të cilat po i bëjnë presion të brendshëm, kështu që regjimi do të përdorë çdo mjet të mundshëm për t’i heshtur MEK-ët. Kjo do të thotë që mediat dhe qeveritë perëndimore duhet të tregojnë kujdes ndaj çdo artikulli mashtrues anti-MEK që gjejnë.