Mini Raporti i Iranit – 15 Maj 2019

SHBA Thotë se Ka Shumë Mundësi që Irani të Jetë Përgjegjës për Sulmet e Anijeve 

Wall Street Journal: Një vlerësim fillestar amerikan tregon se ka shumë mundësi që Irani qëndron prapa sulmeve mbi dy anije-cisterna të naftës të Arabisë Saudite dhe dëmtimit të dy anijeve të tjera fundjavës pranë Ngushticës së Hormuzit, ka thënë një zyrtar amerikan.

Komuniteti Ndërkombëtar Ka Detyrimin për ta Ngarkuar me Përgjegjësi Regjimin Iranian për Krimet e Tij

Gjatë javëve të fundit, tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe regjimit iranian kanë vazhduar të intensifikohen. Shtetet e Bashkuara e kanë etiketuar Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike si organizatë të huaj terroriste (FTO). Presidenti i regjimit iranian Hassan Rouhani shpalli se regjimi do të tërhiqet pjesërisht nga Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA) pas anullimit të lehtësimeve lidhur me sanksionet e naftës nga administrata Trump.

Politika e Administratës Amerikane Ndaj Iranit Po Funksionon Por Ka Nevojë Për Ndihmë Nga Bota

Nga Shahriar Kia

Fushata e “presionit maksimal” e Presidentit amerikan ndaj Regjimit Iranian duket e efektshme pasi edhe vetë Presidenti iranian Hassan Rouhani e ka pranuar që vendi po përballet me një presion “të paprecedent” nga sanksionet amerikane dhe ka kërcënuar se do t’i rikthehet racionimit që është implementuar për herë të fundit gjatë luftës Iran-Irak në vitet 1980-88.

Dalin në Dritë Prova të Tjera për Lidhjet e Al Qaeda-s me Regjimin Iranian

Nga një Shkrimtar i Stafit

Një ish-komandant i lartë i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të regjimit iranian raportohet të ketë thënë se Teherani po bashkëpunon me Al Qaeda-n, raporton Fox News.

Sanksionet Amerikane po e Godasin Fort Regjimin e Iranit – Ish-Ligjvënësi Europian

Nga një Shkrimtar i Stafit

Dy ditë pasi Presidenti i regjimit iranian Hassan Rouhani u zotua se do ta kufizonte bashkëpunimin lidhur me kushtet e paktit ndërkombëtar bërthamor, ish-ligjvënësi europian Struan Stevenson argumenton se sanksionet amerikane po e lëndojnë regjimin tiranik të Iranit.

Krizë Madhore Ekonomike në Iran

Nga Shamsi Saadati

Për dekada të tëra, në Iran ka patur dy kriza kryesore. E para, që ka në shënjestër popullin iranian, është kriza e jetesës ku akti i thjeshtë i të mbijetuarit deri të nesërmen është i mbushur me telashe të panumërta, përfshirë koston e lartë të jetesës dhe represionin nga mullahët në pushtet. E dyta, që ka në shënjestër Regjimin Iranian, është kriza e ekzistencës, ku mullahët po përballen me një kundërsulm gjithnjë e më të fortë nga populli.

Grupi Amerikan i Sulmit Mbërrin në Lindjen e Mesme për t’iu Kundërvënë Kërcënimit të Regjimit Iranianvv

 Shkruar nga një Shkrimtar i Stafit më 11 maj 2019.

Nga një Shkrimtar i Stafit

Grupi amerikan i sulmit, i cili përfshin aeroplanmbajtësen USS Abraham Lincoln dhe katër bombardues B-52, ka mbërritur tashmë në Lindjen e Mesme si përgjigje ndaj shqetësimeve se regjimi iranian mund të jetë duke planifikuar të sulmojë trupat apo interesat amerikane.

3 Zyrtarë Amerikanë: Regjimi Iranian Ka Miratuar Sulmet mbi Ushtrinë Amerikane

 

Nga Shahriar Kia

Vendimi i Shteteve të Bashkuara për t’i shtuar forcat ushtarake në Lindjen e Mesme ishte i bazuar pjesërisht në informatat që tregonin se regjimi iranian u ka thënë disa prej forcave të tij proksi që tani mund t’i vihen prapa aseteve dhe anëtarëve të personelit të ushtrisë amerikane në rajon, sipas tre zyrtarëve amerikanë që kanë njohuri për këto informata, raporton NBC Neës.

Një Vështrim mbi Krizat me të Cilat Është Përballur Regjimi Iranian Këtë Javë

Regjimi iranian është përballur me disa kriza këtë javë që shkoi, dhe të gjitha këto kriza kanë patur potencialin për të ndezur protesta madhore. Kjo ishte përpara shpalljes së sanksioneve të reja nga Shtetet e Bashkuara mbi sektorin e metaleve të regjimit.

Mini Raporti i së Enjtes për Iranin – 9 Maj 2019

Shkruar nga një Shkrimtar i Stafit më 09 maj 2019.

  • Deklarata e Pompeos mbi Regjimin Iranian Tregon Koordinim të Ngushtë me Europën

Më 8 maj, Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo nxori një deklaratë ku listonte sukseset e administratës amerikane në ushtrimin e presionit mbi Regjimin Iranian dhe këmbëngulte që Uashingtoni mbetet i vendosur për t’ia bllokuar Iranit “rrugët drejt një arme bërthamore”.