Friday, January 27, 2023

Iran: Dënime Kriminale me Ekzekutim dhe Burg për Mbështetësit e PMOI/MEK

 

Thirrje për aksion urgjent ndërkombëtar për t’ua shpëtuar jetën të burgosurve politikë

Të dielën më 19 maj 2019, një gjykatë në Teheran, e kryesuar nga ithtari famëkeq Mohammad Moghiseh, dënoi me vdekje një të burgosur politik, Abdullah Ghassempour, me akuzat e shpikura nga mullhët për “agresion”, “mbledhje dhe bashkëpunim kundër regjimit,” dhe “anëtarësi, propagandë dhe bashkëpunim me Organizatën Muxhahedine të Popullit (PMOI/MEK)”.

E njëjta gjykatë dënoi tre të burgosur të tjerë, Mohammad Hossein Ghassempour (vëllai i Abdullah Ghassempour), Alireza Habibian (kushëri i Ghassempour) dhe Akbar Dalir, me pesë vite e gjysëm në burg për akuza të ngjashme. Katër të burgosurit ishin arrestuar në maj të 2018-ës nga forcat represive dhe ishin dërguar në Burgun Evin.

Mullahu kriminel Mohammad Moghiseh (Naserian) është një ithtar i cili ka që në vitet 1980 që merr në pyetje e torturon të burgosurit politikë, dhe gjatë masakrës së 1988-ës, ai pati dërguar qindra të burgosur tej skuadrat e vdekjes në Burgun Gohardasht. Rezistenca Iraniane, në librin “Krim Kundër Njerëzimit” në vitin 2001 si dhe në librin “Të Rënë për Liri, Një Listë e 20,000 Martirëve të PMOI-së” në 2006-ën, duke përmendur disa nga krimet e Moghiseh, e liston atë si një person që duhet të gjykohet për krime kundër njerëzimit.

Meqë është i paaftë të përballojë veprimtaritë gjithnjë në rritje të njësive dhe këshilleve të rezistencës, regjimi klerikal përpiqet më kot ta kontrollojë situatën dhe ta parandalojë kryengritjen popullore me anë të arrestimeve të shumta, dënimeve kriminale me vdekje dhe burgimeve afat-gjata.

Rezistenca Iraniane i bën thirrje Sekretarit të Përgjithshëm, Komisionerit të Lartë dhe Këshillit të të Drejtave Njerëzore të Kombeve të Bashkuara si dhe organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut që të veprojnë urgjentisht për t’ua shpëtuar jetën Abdullah Ghassempour-it dhe të burgosurve të tjerë politikë që gjenden përballë torturës, ekzekutimit dhe burgut afat-gjatë, dhe bën thirrje për caktimin e delegacioneve për të vizituar burgjet e regjimit e për t’u takuar me të burgosurit politikë.