Friday, March 29, 2024

Mini Raporti i Iranit – 22 Maj 2019

Shkruar nga një Shkrimtar i Stafit

 

  • Trump: SHBA Do Të Përgjigjet Me ‘Forcë të Madhe’ Nëse Irani Sulmon Interesat

    Reuters: Presidenti Donald Trump paralajmëroi të hënën se Irani do të përballej me një “forcë të madhe” nëse do të sulmonte interesat amerikane në Lindjen e Mesme, dhe burimet qeveritare thonë se Uashingtoni ka dyshime të mëdha se militantët Shi’ite të lidhur me Teheranin qëndrojnë prapa një sulmi me raketë në Zonën e Gjerlbër të Bagdadit. “Mendoj se Irani do të bënte një gabim të madh po të bënte ndonjë gjë,” u tha Trump reporterëve teksa largohej nga Shtëpia e Bardhë mbrëmjen e së hënës për një eveniment në Pensilvani. “Nëse bëjnë ndonjë gjë, do të përballen me forcë të madhe por nuk kemi ndonjë të dhënë se do të veprojnë.”

    • Irani Katërfishon Prodhimin e Uraniumit të Pasuruar, Thonë Zyrtarët

    Associated Press: Irani e ka katërfishuar kapacitetin e prodhimit të uraniumit të pasuruar mes tensioneve me SHBA-në lidhur me programin atomik të Teheranit, thanë të hënën zyrtarët bërthamorë, menjëherë pasi Presidenti Donald Trump dhe ministri i jashtëm i Iranit shkëmbyen kërcënime e thumbime në Tëitter. Zyrtarët iranianë e bënë të qartë që uraniumi do të pasurohej vetëm deri në kufirin 3.67% të vendosur nga pakti bërthamor i 2015-ës me fuqitë botërore, duke e bërë kështu të përdorshëm për një central elektrik por shumë poshtë nivelit që nevojitet për një armë atomike. 

  • Figurat Shiite Irakene Paralajmërojnë se një Luftë SHBA-Iran Mund ta ‘Djegë’ Irakun

    Associated Press: Figurat udhëheqëse Shiite të Irakut paralajmëruan të hënën kundër përpjekjeve për ta tërhequr vendin e tyre drejt një lufte mes SHBA-së dhe Iranit, duke thënë se Iraku do të kthehej sërish në një fushë-betejë, pikërisht tani që është në rrugën drejt shërimit. Paralajmërimi erdhi vetëm disa orë pas përplasjes së një rakete në Zonën e Gjelbër të Bagdadit, e cila është shumë e fortifikuar, duke zbritur më pak se një milje larg Ambasadës së madhe Amerikane. Nuk u raportua asnjë plagosje dhe asnjë grup nuk e mori përsipër menjëherë sulmin e natës së të dielës. 

    • Irani dhe SHBA Shkëmbejnë Paralajmërime Luftarake; Britania Paralajmëron Teheranin që të Ketë Kujdes 

    Ndërsa rriten tensionet mes Teheranit dhe Uashingtonit, sekretari i jashtëm britanik e ka paralajmëruar Iranin që të mos e vërë në provë vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara; BE u ka bërë thirrje të dyja palëve të qetësohen dhe politikanët irakenë kanë shprehur shqetësim mbi përfshirjen e Bagdadit në një konflikt të mundshëm ndërkohë që u një raketë zbriti pranë Ambasadës Amerikane. Ministri i Jashtëm i Iranit Mohammad Javad Zarif iu përgjigj me zemërim postimit të Presidentit amerikan Donald Trump në Twitter, ku thoshte mbrëmjen e së dielës, “Nëse Irani dëshiron të luftojë, do të jetë fundi zyrtar i Iranit, dhe paralajmëroi, “Mos i kërcënoni më kurrë Shtetet e Bashkuara!”

    • IRGC, Kompleksi Industrial Ushtarak i Iranit 

    Asia Times: Presidenti amerikan Donald Trump, mbrëmjen e së dielës hyri në Twitter për të kërcënuar Teheranin: “Nëse Irani dëshiron të luftojë, do të jetë fundi zyrtar i Iranit.” Kjo deklaratë erdhi dy javë pasi SHBA dërgoi një aeroplanmbajtëse në rajon, dhe pak më shumë se një muaj pas etiketimit të Gardës Revolucionare të Iranit si entitet terrorist nga administrata Trump.

    • Ligjvënësit i Bëjnë Thirrje Trump-it për një Politikë të Re Amerikane në Siri

    The Wall Street Journal: Qindra ligjvënës të udhëhequr nga anëtarë të lartë të komiteteve për politikën e jashtme të Dhomës dhe Senatit i kanë shkruar presidentit Trump duke i kërkuar një strategji të re amerikane në Siri, për t’iu kundërvënë Rusisë dhe Iranit, për të parandaluar terroristët dhe për të mbrojtur Izraelin. Letra, e cila u dërgua të hënën dhe ishte firmosur nga një komplement dypartiak prej afërsisht 400 anëtarësh të Dhomës dhe Senatit, paralajmëron se “xhepat e hapësirave të paqeverisura ua kanë bërë të mundur grupeve terroriste, si [Shteti Islamik], Al-Qaeda, dhe të tjerë të lidhur me ta, që t’i mbajnë disa pjesë të Sirisë në grushtin e vet.” 

    • Rebelët Houthi të Jemenit Lëshojnë Raketa Drejt Makkah dhe Riyadh 

    The National: Arabia Saudite ua ka prerë rrugën dy raketave balistike të Houthi-ve të lëshuara në drejtim të Makkah dhe Riyadh të hënën pasi rebelët e Jemenit kishin thënë se kishin në plan të godisnin qindra shënjestra saudite dhe të Emirateve të Bashkuara. Mbrojtjet ajrore i shkatërruan raketat sipër qyteteve perëndimore Taif dhe Jeddah, raporton media saudite. Qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Jemenit e dënoi sulmin e rebelëve dhe e akuzoi Iranin se kishte dhënë urdhër për këto sulme. 

  • Tre Gra Kurde Arrestohen për Aktivizëm Civil

Forcat e Sigurisë kanë arrestuar tre gra kurde në qytetin Marivan për veprimtaritë e tyre civile dhe për zhvillimin e një tubimi proteste.

Të enjten, më 16 maj 2019, forcat e sigurisë të regjimit iranian sulmuan Fshatin Koolan pranë Marivanit dhe arrestuan të paktën 7 aktivistë civilë, përfshirë tre gra kurde, të cilat kishin protestuar ndaj vrasjes së një gruaje në atë zonë. Tre kurdet janë Daiman Fat’hi, Somayyeh Roozbeh dhe Mojdeh Mardokhi.

Atë ditë, aktivistët civilë në Marivan kishin planifikuar të mblidheshin në varrezën e fshatit pranë varrit të viktimës, Nermin Vatankhah, e cila është vrarë më parë në Marivan.

  • Britania i thotë Iranit: Mos i provokoni Shtetet e Bashkuara ose Trump do të kundërpërgjigjet

Britania i tha Iranit të hënën që të mos e nënvlerësonte vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara, duke paralajmëruar se, nëse sulmohen interesat amerikane, administrata e Presidentit Donald Trump do të kundërpërgjigjej.

“Do t’u thosha iranianëve: Mos e nënvlerësoni vendosmërinë nga ana e SHBA-së,” u tha reporterëve Sekretari i Jashtëm Jeremy Hunt gjatë një aktiviteti në Asemblenë Botërore të Shëndetit në Gjenevë.

“Ata nuk duan luftë me Iranin. Por nëse interesat amerikane sulmohen, ata do të kundërpërgjigjen. Dhe kjo është diçka që iranianët duhet ta mendojnë me shumë, shumë kujdes.”

Ai shtoi gjithashtu se tërheqja e Iranit nga veprimtaritë destabilizuese që kryen në rajon do të ndihmonte në krijimin e një zgjidhjeje afat-gjatë.