Viti i shkuar shënoi një numër vrasjesh e komplotesh të dështuara terroriste në Europë. Agjentët europianë të inteligjencës nga disa vende të ndryshme ia dolën t’i parandalonin këto komplote të organizuara nga zyrtarë dhe agjensi të ndryshme të Iranit.
Regjimi Iranian gjendet nën një presion shumë të madh në këtë moment dhe tradicionalisht ka organizuar dhe kryer sulme e vrasje që kanë në shënjestër pikërisht disidentët dhe opozitën. Vetë shtimi i komploteve vitin e shkuar në tokën europiane tregon se regjimi iranian është më i dëshpëruar se kurrë më parë.