- Deri në 10,000 Trupa të Tjera Mund t’i Drejtohen Lindjes së Mesme për të Parandaluar Iranin
ABC Neës: Komanda Qendrore Amerikane po kërkon kapacitete mbrojtëse shtesë, gjë që mund të çojë në dërgimin e 5,000 deri në 10,000 trupave shtesë në Lindjen e Mesme për të parandaluar Iranin, ka thënë për ABC Neës një zyrtar amerikan. Të enjten do të ketë një mbledhje në Shtëpinë e Bardhë ku do të konsiderohet kërkesa e Komandës Qendrore, sipas dy zyrtarëve amerikanë, të cilët theksuan se është e paqartë se cilat pjesë të kërkesës së CENTCOM mund të miratohen në këtë mbledhje të Shtëpisë së Bardhë.
- Forcat e Sigurisë Mësyjnë Restorantin që Shërbente Ushqim Gjatë Agjërimit të Ramazanit
Forcat e sigurisë së shtetit të mërkurën më 22 maj 2019, mësynë një restorant në një universitet të qytetit veri-lindor Mashhad, që po shërbente ushqim gjatë agjërimit të Ramazanit.
Në mediat sociale ka qarkulluar një video ku shfaqen studentët duke u arratisur nga çatitë, teksa autoritetet shtetërore mësynin restorantin për të arrestuar të gjithë ata që hanin gjatë orëve të agjërimit.
Në mediat sociale janë publikuar edhe video të tjera gjatë ditëve të fundit, ku tregohen forcat e sigurisë së shtetit që arrestojnë njerëz për ngrënie gjatë orëve të agjërimit.
- 1,600 nuse iraniane fëmijë detyrohen të martohen në provincën jug-qendrore
Një zyrtar gjyqësor në provincën Hamedan thotë se 1,596 nuse fëmijë janë martuar në këtë provincë jug-qendrore vitin e shkuar.
Zëvendësi Shoqëror për Parandalimin e Krimit në Gjykatën e Hamedan ka thënë gjithashtu se nga këto martesa, 10% kanë çuar në divorc.
Këto lloj martesash kanë pasoja të rënda për nuset fëmijë, duke përfshirë shtatëzëni në moshë fëmijërore, vdekje nga lindja e fëmijëve, depresion dhe ndonjëherë edhe vetëvrasje, përveç divorcit dhe mungesës së arsimimit.
Sipas burimeve zyrtare, në 2017-ën në Iran janë regjistruar martesat e të paktën 37,000 nuseve fëmijë nga mosha 10 deri në 14 vjeç. Kjo nuk përfshin martesat që nuk janë regjistruar ligjërisht.
• Ankara e Ka Ndalur Blerjen e Naftës Iraniane nga ‘Respekti’ për Sanksionet Amerikane
AFP: Ankara e ndali importimin e naftës nga Irani në fillim të majit nga “respekti” për sanksionet amerikane pavarësisht se nuk është dakord me to, tha të mërkurën një zyrtar turk. “Si aleatë strategjikë” të Shteteve të Bashkuara, “ne i respektojmë” sanksionet, tha zyrtari, i cili ka kërkuar të mbetet anonim, gjatë vizitës së Zëvendës Ministrit turk të Punëve të Jashtme Yavuz Selim Kiran në Uashington. Që kur u tërhoq nga pakti bërthamor me Iranin një vit më parë, administrata e Presidentit Donald Trump e ka goditur Iranin me sanksione të rënda, duke ndaluar eksportimin e naftës iraniane, si dhe duke marrë në shënjestër vendet që vazhdojnë ta blejnë atë.
• Irani Ka Krijuar Forcën më të Madhe të Raketave Balistike në Lindjen e Mesme
The National Interest: Me qëllimin kryesor për t’i shkurajuar kundërshtarët rajonalë që të mos e kërcënojnë Iranin, Teherani ka krijuar forcën më të madhe të raketave balistike në Lindjen e Mesme. Programi i raketave në fakt pati filluar në kohën e Shahut, por u përshpejtua gjatë Luftës Iran-Irak për ta kërcënuar Saddam Hussein-in me sulme në thellësi të territorit iraken. Që atëherë, Irani ka punuar me vende si Libia, Korea e Veritu dhe Kina për të zhvilluar një arsenal të madh e të shumëllojshëm raketash balisitke dhe kruz, të cilat përbëjnë njërën pjesë të strategjisë tre-faqëshe parandaluese të Iranit.
• Think Tank-u Amerikan Publikon një Hartë Interaktive që Detajon Militantët e Mbështetur nga Irani
Al Arabiya: Instituti i Uashingtonit ka publikuar një hartë interaktive ku tregohet ndikimi në rritje i Iranit në Lindjen e Mesme duke detajuar vendndodhjet, operacionet dhe praninë e forcave të militantëve të mbështetur nga Irani në rajon. Think tank-u amerikan ka thënë se informacioni dhe burimet e përdorura për të krijuar hartën janë marrë kryesisht nga të dhënat e burimeve parësore, duke përfshirë kontaktet brenda qarqeve militante dhe analizave të mediave sociale të mbledhura për gati dhjetë vite.
• Këngëtarja Iraniane Thirret në Gjyq për Shkak të Performancës Solo
BBC Neës: Një këngëtare në Iran është thirrur në gjyq pasi kishte performuar solo në publik, sipas raporteve të mediave. Negar Moazzam kishte kënduar për një grup turistësh në fshatin historik Abyaneh javën e shkuar, me një kostum tradicional të kësaj zone të provincës Isfahan, derisa anëtarët e stafit të Organizatës së Trashëgimisë Kulturore ia ndërprenë performancën, raporton agjensia e lajmeve Fars.
• Fëmijët Iranianë Kërcejnë me Muzikë Pop, dhe Qeveria Është e Xhindosur
The Ëashington Post: Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë shkëmbyer kërcënime këto javët e fundit duke iu afruar gjithnjë e më shumë një konfrontimi ushtarak, konsekuentët iranianë kanë identifikuar një “komplot të ri politik” nga një “armik” i cili po “provon mënyra të ndryshme për të krijuar ankth mes popullit,” ka paralajmëruar Ministri i Arsimit Mohammad Bathaei. Bathaei nuk e kishte fjalën për grupin e aeroplanmbajtëses USS Abraham Lincoln apo për një task forcë bombarduesish të dërguar në rajon nga fillimi i majit.