Saturday, September 7, 2024

Investitorët e Mashtruar, Mësuesit Pensionistë Protestojnë në Kryeqytetin Iranian

Nga Mohammad Sadat Khansari

Investitorët e mashtruar të firmës kredituese Caspian, e cila është e lidhur me Gardën Revolucionare (IRGC) të regjimit iranian, zhvilluan një tubim të martën më 21 maj, jashtë zyrës së Presidentit të mullahëve Hassan Rouhani, duke kërkuar rikithimin e kursimeve të tyre të vjedhura.

Gjithashtu të martën, mësues e arsimtarë pensionistë u grumbulluan përpara Ministrisë së Arsimit të regjimit në Teheran për të kërkuar pensionet e tyre të vonuara.

Protestuesit mu mblodhën në vendin e tubimit në orën 10 paradite për të kërkuar përgjigje nga zyrtarët. Ata mbanin një tabelë të madhe ku lexohej: “Rezultati i 30 viteve pune të palodhur duhet t’u ofrohet të gjithëve menjëherë. Nuk do të tolerojmë më asnjë vonesë tjetër.”

Termi “humbës të depozitave” (investitorë të mashtruar) në Iran është një shprehje e re socio-ekonomike.

Aktualisht, lëvizja e “të plaçkiturve” në Iran është shndërruar në një lëvizje masive në qytetet si Teheran, Rasht, Mashhad, e të tjerë, ku po zhvillohen protesta e marshime kundër korrupsionit ekonomik në sistemin bankar të Iranit apo në institucionet e qeverisë dhe në banka.

Kjo lëvizje, e cila fillimisht ishte vetëm një lëvizje shoqatash, nisi të zhvillohej si lëvizje politike menjëherë pas zgjerimit të protestave dhe mungesës së përgjegjësisë nga zyrtarët e regjimit ndaj njerëzve të cilëve u është plaçkitur pasuria; dhe me slogane kundër qeverisë së Rouhani-t, u bë më e radikalizuar.