Mbështetësit e MEK në Londër Shprehin Solidaritetin me Protestat e Iranit, Përkujtojnë 1500 Martirët

Tubim në Londër në mbështetje të protestave të Iranit

Mbështetësit anglo-iranianë të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI), e njohur gjithashtu si Mujahedin-e Khalq (MEK), në Mbretërinë e Bashkuar zhvilluan një tubim jashtë Kryeministrisë në Londër për të përkujtuar mbi 1500 martirët e protestave të Iranit në ditën e 40-të pas vdekjes së tyre.

Mbështetësit e MEK në Berlin Zhvillojnë Tubim në Solidaritet me Protestat e Iranit, Përkujtojnë 1500 Martirët

Tubim në Berlin nga mbështetësit e NCRI/MEK në mbështetje të protestave të Iranit

Iranianët banues në Gjermani, mbështetës të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI), e njohur edhe si Mujahedin Khalq (MEK), zhvilluan një tubim në Berlin të enjten përpara ambasadës së regjimit iranian, në solidaritet me protestat mbarëkombëtare të Iranit dhe për të përkujtuar martirët e këtyre protestave 40 ditë pas vdekjes së tyre.

Qindra Mbështetës të NCRI-së Grumbullohen në Paris në Solidaritet me Protestat e Iranit

26 dhjetor, Tubim në Paris: Qindra Mbështetës të NCRI/MEK Grumbullohen në Paris në Solidaritet me Protestat e Iranit

Qindra mbështetës të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) në Francë zhvilluan një tubim të enjten, më 26 dhjetor 2019, në sheshin e famshëm të të drejtave njerëzore në Paris, Place de Trocadero, në solidaritet me protestat e Iranit dhe për të dënuar krimet kundër njerëzimit të kryera nga diktatura fetare në Iran.

Iran: Djegia e Qendrave të Shtypjes dhe Fotove të Khamenei-t në Ditën Përkujtimore të të Dyzetave për Martirët e Kryengritjes

Iran: Njësitë e Rezistencës të MEK u vënë zjarrin fotove dhe posterave të liderit suprem të regjimit Ali Khamenei, bazave të paraushtarakëve Bassij, dhe të ashtu-quajturave seminare në pjesë të ndryshme të Teheranit dhe qyteteve të tjera.

Nga 24 deri më 26 dhjetor 2019, të rinjtë e rebeluar u kanë vënë flakën fotove dhe posterave të liderit suprem të regjimit Ali Khamenei, bazave të paraushtarakëve Bassij, dhe të ashtu-quajturave seminare në pjesë të ndryshme të Teheranit e qyteteve të tjera, duke përfshirë Mashhad, Karaj, Qazvin, Isfahan, Shiraz, Tabriz, Orumiyeh, Soufian (Provinca e Azerbaixhanit Lindor), Sabzevar, Mahshahr, Gachsharan, Zanjan dhe Miando’ab.

Iran: Mesazhet dhe Fotot e Liderëve të Rezistencës në Teheran e Qytete të Tjera, me Rastin e Ditës Përkujtimore të të Dyzetave të Martirëve

Me rastin e të dyzetave të martirëve të protestave, njësitë e Rezistencës kanë shpërndarë dhe vendosur mesazhe dhe foto të znj. Maryam Rajavi,  Presidentes së zgjedhur të NCRI-së, dhe z. Massoud Rajavi, Liderit të Rezistencës Iraniane, në Teheran e në qytetet Karaj, Isfahan, Tabriz, Shahr-e Ray, dhe Amol.

Bllokimi i internetit, ndërprerja e rrjeteve celulare, nga frika e ceremonive përkujtimore për protestuesit e vrarë

Bota duhet ta dënojë regjimin iranian dhe të bëjë të mundur aksesin e lirë në Internet për iranianët

Regjimi anti-njerëzor klerikal në Iran e ka bllokuar sërish aksesin në Internet në pjesën më të madhe të vendit, nga frika e zhvillimit të ceremonive me rastin e të dyzetave të protestuesve të vrarë në kryengritjen e nëntorit.

Publikohen 13 Emra të Tjerë të Martirëve të Kryengritjes Mbarëkombëtare

Foto të disa prej martirëve të protestave të Iranit – Nëntor 2019

Regjimi në Gjendje Vigjilence të Plotë nga Frika e Përkujtimit të Martirëve

Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) ka publikuar emrat e 13 martirëve të tjerë të kryengritjes mbarëkombëtare të popullit iranian në nëntor, duke e çuar në 601 numrin e njerëzve të identifikuar deri tani.

Udhëheqësja e opozitës iraniane Maryam Rajavi merr pjesë në kremtimet e Krishtlindjes në Arqipeshkvinë Metropolitane Tiranë Durrës

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ishte e pranishme në ceremonitë për kremtimin e lindjes së Jezu Krishtit në Arqipeshkvinë Metropolitane Tiranë-Durrës, të martën më 24 dhjetor 2019.

Riaktivizimi i Protestave në Iran: Mësuesit fillojnë grevën në mbarë vendin

Mësuesit në shumë qytete të të Iranit iu përgjigjën një thirrje të mëparshme dhe filluan një grevë mbarëkombëtare të hënën, në 23 dhjetor 2019

Raportimi nga PMOI / MEK

Mesazh nga Maryam Rajavi me Rastin Krishtlindjeve dhe Ardhjes së Vitit të Ri

Të dashur miq,

Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri!

Ditëlindja e Profetit të paqes dhe lirisë është një rast për botën që të nderojë vlerat njerëzore si vëllazëria dhe bujaria.

Urimet e mia më të mira për një Vit të Ri të gëzuar e plot bekime, shëndet e begati.