Iran: Njësitë e Rezistencës të MEK u vënë zjarrin fotove dhe posterave të liderit suprem të regjimit Ali Khamenei, bazave të paraushtarakëve Bassij, dhe të ashtu-quajturave seminare në pjesë të ndryshme të Teheranit dhe qyteteve të tjera.
Nga 24 deri më 26 dhjetor 2019, të rinjtë e rebeluar u kanë vënë flakën fotove dhe posterave të liderit suprem të regjimit Ali Khamenei, bazave të paraushtarakëve Bassij, dhe të ashtu-quajturave seminare në pjesë të ndryshme të Teheranit e qyteteve të tjera, duke përfshirë Mashhad, Karaj, Qazvin, Isfahan, Shiraz, Tabriz, Orumiyeh, Soufian (Provinca e Azerbaixhanit Lindor), Sabzevar, Mahshahr, Gachsharan, Zanjan dhe Miando’ab.
Këto veprime janë kryer ndërkohë që regjimi klerikal, nga frika e shpërthimit të një kryengritjeje të përgjithshme, i kishte vënë të gjitha forcat e tij ushtarake dhe shtypëse në vigjilencë të plotë në kryeqytet e në qytete të tjera, a thua se ishte pushtuar vendi nga një ushtri e huaj.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
27 dhjetor 2019
Teheran
Teheran – Rruga Sohrevardi
Mashhad – Bazë e Paraushtarakëve Bassij
Isfahan – Bazë e Paraushtarakëve Bassij
Sabzevar – Poster i Khamenei-t
Shiraz
Gachsaran