Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës të MEK në Iran
MASSOUD RAJAVI: “Përmbysja e regjimit anti-njerëzor është e sigurtë”
Mëngjesin e sotëm, më 3 janar, 2020, njësitë e Rezistencës vendosën postera me foto e mesazhe të Znj. Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), dhe Z. Massoud Rajavi, Liderit të Rezistencës Iraniane, në Teheran (autostradat Niavaran dhe Al-Ahmad, dhe në Moniriyeh, Kianshahr, Sadeqiyah, e Vahidiyeh) e në qytete të tjera, si Tabriz, Gorgan, Hamedan, dhe Kashan.
Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)
Shkruar nga një Shkrimtar i Stafit më 03 janar 2020.
është koha që IRGC të dëbohet nga rajoni
Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), e ka përshkruar eliminimin e Qassem Soleimani-t dhe Abu Mehdi Muhandes, kreut të forcave shtypëse Bassij të Irakut, si një goditje të pandreqshme ndaj regjimit klerikal.
Protestat në Iran: Mijëra protestues në Iran janë nën tortura
Mbi 12,000 njerëz janë arrestuar gjatë protestave në Iran në nëntor të vitit 2019. Të burgosurit janëtë izoluar nën kushte të rënda. Sipas raporteve të marra nga grupi kryesor i opozitës në Iran, Organizata Popullore Moxhahedin e Iranit (PMOI, Mujahedin-e-Khalq ose MEK), hetuesit dhe torturuesit kanë transferuar shumë prej të plagosurve nga spitalet në burg dhe i kanë vënë ata nën tortura.
Iran: Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës të MEK
Publikuar më 31 dhjetor 2019.
Të hënën, më 31 dhjetor 2019, njësitë e rezistencës vendosën postera me foto e mesazhe të znj. Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, dhe z. Massoud Rajavi, Liderit të Rezistencës Iraniane, në pjesë të ndryshme të Teheranit, duke përfshirë rrugët Qoddousi, Qasr, Khajeh Nassir Tousi dhe Sabalan, si dhe në Qytetin Qods.
Miq bashkëatdhetarë dhe mbështetës të Rezistencës Iraniane në mbarë botën,
Urime për ardhjen e vitit 2020. Në fillim të këtij Viti të Ri, kryengritja e Iranit kumton ardhjen e një transformimi të bekuar për rajonin dhe botën. Është e mundur të ndërtohet një botë e re bazuar në emancipim, unitet, dhe liri. Njësitë e rezistencës dhe të rinjtë e rebeluar në Iran janë ngritur për ta arritur këtë qëllim. U bëj thirrje të gjithë mbrojtësve të lirisë, demokracisë dhe barazisë që ta mbështesin popullin e Iranit. Uroj liri dhe emancipim nga tirania fetare për Iranin, dhe paqe e progres për Lindjen e Mesme dhe botën. Zoti ju bekoftë të gjithëve.
Në prag të ardhjes së Vitit të Ri, Maryam Rajavi u takua me disa nga banorët e Manzës dhe Durrësit në zonat e goditura nga tërmeti dhe u shprehu atyre keqardhjen e saj.
Duke uruar shërim të shpejtë për të lënduarit, Maryam Rajavishprehu shpresën se dëmet dhe vuajtjet e shkaktuara nga tërmeti do të marrin fund sa më shpejt në këtë Vit të Ri.
Iran, Teheran: Të rinjtë e rebeluar sulmuan dhe u vunë flakën zyrave qendrore të Khatam ol-Anbiya Construction të IRGC-së në orët e para të 30 dhjetorit 2019
Në ditën përkujtimore të të dyzetave të martirëve të kryengritjes së Iranit në nëntor 2019, të rinjtë e rebeluar sulmuan dhe i vunë flakën ndërtesës ku ndodhen zyrat qendrore të Khatam ol-Anbiya Construction të IRGC-së në orët e para të mëngjesit të sotëm, 30 dhjetor 2019.