Maryam Rajavi: Khamenei e ka absolutisht gabim nëse mendon se regjimi i tij dekadent do të mbijetojë duke kryer krime kundër njerëzimit. Masakra e nëntorit sinjalizon fazën e fundit të sundimit të këtij regjimi
Ashraf-3: Përkujtimi i ditës së 40-të për martirët e kryengritjes mbarëkombëtare
Maryam Rajavi: Khamenei e ka absolutisht gabim nëse mendon se regjimi i tij dekadent do të mbijetojë duke kryer krime kundër njerëzimit. Masakra e nëntorit sinjalizon fazën e fundit të sundimit të këtij regjimi
Në një grumbullim të Mujahedin-e Khalq (PMOI/MEK) në Ashraf-3 të Shqipërisë, me rastin e përkujtimit të ditës së 40-të për mbi 1,500 të vrarët gjatë kryengritjes së nëntorit, znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), tha se këta martirë ishin duarbosh e të pambrojtur përballë armikut të egër e mizor. Por i gjendur përballë këtyre të rinjve që kanë ngritur krye, regjimi nuk mund ta parandalojë përmbysjen e tij. Khamenei e ka absolutisht gabim nëse mendon se mund ta mbrojë regjimin e tij dekadent dhe ta vazhdojë sundimin e tij. Kjo masakër sinjalizon fazën e fundit të regjimit klerikal.
Znj. Rajavi theksoi se kryengritja e nëntorit 2019 i ka dhënë një goditje madhore, shkatërrimtare dhe të pashërueshme regjimit në tërësinë e tij. Protestuesit e zemëruar u konfrontuan me forcat shtypëse të regjimit duke shkatërruar qendrat e mullahëve për represion e plaçkitje… U shfaq perspektiva dhe rruga drejt fitores së kryengritjeve dhe çlirimit të Iranit.
Presidentja e zgjedhur e NCRI-së shtoi se kryengritja e nëntorit u bë skena e një konfrontimi midis protestuesve, të rinjve dhe njësive të rezistencës nga njëra anëi, dhe nga ana tjetër, regjimit në tërësinë e tij, duke përfshirë forcat e tij shtypëse dhe aparatin e tij politik. Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) mori kontrollin dhe komandën për shtypjen e protestave. Të gjitha forcat shtypëse vepruan nën komandën direkte të IRGC-së. E megjithatë, ata nuk ia dolën ta merrnin situatën nën kontrollin e tyre. Në orën 6:45 të mëngjesit të së dielës, më 17 nëntor, lideri suprem i mullahëve Ali Khamenei u turr për në skenën e ngjarjeve për ta dhënë personalisht urdhrin për një shtypje të përgjithshme të kryengritjes…. Regjimi dërgoi automjete, tanke dhe helikopterë me personel të armatosur në disa qytete.
Ajo vuri në dukje se kryengritja e ka shkatërruar pathyeshmërinë boshe të IRGC-së. Populli e kuptoi pushtetin dhe forcën e vet, duke e tmerruar palën tjetër. Tani, është regjimi ai që është i pushtuar nga frika e përhershme. Regjimi e ka pohuar se njësitë e rezistencës kanë punuar pa pushim gjatë dy viteve të fundit, dhe kanë ndikuar në drejtimin e kryengritjes. Dhe vërtet, veprimtaritë e njësive të rezistencës që nga janari 2018 kanë kërkuar sakrifica të mëdha për t’i mbajtur gjallë flakët e kryengritjes.
Znj. Rajavi theksoi se masakra e 1,500 të rinjve intensifikon zemërimin e kombit iranian dhe forcon vendosmërinë e popullit iranian për liri. Kryengritja e përgjakshme e nëntorit prishi gjithashtu disa mite dhe iluzione lidhur me regjimin. Ajo tregoi se askush në Iran nuk i ka varur shpresat tek ndryshimi nga brenda regjimit. E vetmja zgjidhje është të rrëzohet regjimi në tërësinë e tij, dhe kjo do të ndodhë pa dyshim.
Ajo tha se Këshilli i Sigurisë duhet t’i deklarojë liderët e regjimit si Khamenei, Rouhani, Ali Shamkhani, sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë, dhe Hossein Salami, komandanti i IRGC-së, si autorë të krimeve kundër njerëzimit në mënyrë që ata të përballen me drejtësinë. Kombet e Bashkuara duhet të dërgojnë menjëherë në Iran misione të gjetjes së fakteve për të hetuar situatën e të vrarëve, të plagosurve dhe të burgosurve.
Znj. Rajavi përsëriti se bota duhet ta mbështesë legjitimitetin e rezistencës së të rinjve të rebeluar të Iranit kundër Gardës mizore Revolucionare. Bota duhet ta njohë luftën e popullit të Iranit për ta rrëzuar këtë regjim. Kjo është po ajo e drejtë e deklaruar në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, në Revolucionin Francez, dhe në Deklaratën e Pavarësisë së Amerikës.
Ajo e përmbylli fjalën e saj duke thënë se solidariteti dhe bashkëpunimi janë elementët thelbësorë për mbajtjen gjallë të kryengritjes. Është detyrë patriotike mbështetja për familjet e martirëve, kujdesi për të plagosurit, dhe ndihma ndaj njësive të rezistencës në çdo formë e në çdo shkallë që të jetë e mundur.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
23 dhjetor 2019
Reuters Konfirmon Numrin e Vdekjeve prej 1500, të Shpallur nga NCRI, nga Shtypja e Protestave në Iran
Në një raport të veçantë më 23 dhjetor 2019 lidhur me shtypjen vrastare ndaj protestave në Iran, Reuters konfirmoi numrin e vdekjeve prej 1500 që është shpallur nga Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI), e njohur ndryshe si Mujahedin-e-Khalq (MEK), më 15 dhjetor 2019.
200 Ligjvënës Europianë Mbështesin Protestat e Iranit, dhe Thirrjen e Maryam Rajavi-t ndaj OKB-së për të Hetuar Vdekjet e Protestuesve
20 dhjetor 2019-Deklaratë për Shtyp: Parlamentarët Europianë Mbështesin Protestat e Iranit
Shkruar nga Shkrimtar i Stafit më 22 dhjetor 2019.
Mbi 200 ligjvënës europianë kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët në mbështetje të protestave të fundit pro-demokracisë në Iran dhe në miratim të thirrjes së udhëheqëses së opozitës iraniane Maryam Rajavi drejtuar Kombeve të Bashkuara për të hetuar shtypjen vrastare të regjimit ndaj protestuesve të paarmatosur.
Numër i Madh Vajzash dhe Grash Mes të Vrarëve e të Arrestuarve
Komiteti i Grave i NCRI-së: Një numër i madh grash e vajzash janë mes të vrarëve e të arrestuarve gjatë Protestave të Iranit.
Kryengritja në Iran, Nr. 59
Ka një numër të madh grash e vajzash mes të vrarëve e të arrestuarve gjatë kryengritjes së nëntorit 2019. Disa prej tyre janë minorenë. Shumë prej të vrarëve janë qëlluar në kokë e në gjoks. Të arrestuarit, veçanërisht gratë, po mbahen në kushte çnjerëzore dhe torturohen e ngacmohen.
Sindikatat e Punës italiane me mbi 12 milion Anëtarë dënojnë Goditjet Vdekjeprurëse të Regjimit të Iranit kundër Protestave në Iran
Tre sindikatat kryesore italiane mbështetën “protestat e fundit të popullit iranian kundër rritjes së çmimit të benzinës por edhe dëshirën e tyre për të patur demokraci, të drejta sociale dhe të ardhura më të mira”.
Pompeo: Sh.B.A Mbështet Popullin e Iranit; Regjimi Ka Vrarë Padiskutim Më Shumë se 1000 Protestues
Sekretari Pompeo: “Shtetet e Bashkuara nën Presidentin Trump do të mbështesin dhe kanë mbështetur popullin iranian. Mbështetja jonë publike, mbështetja jonë morale është e rëndësishme. Thirrjet tona për drejtësi kanë rëndësi”.
Të enjten Shtetet e Bashkuara renditën në listën e zezë dy ‘gjyqtarët famëkeq iranianë, të cilët kanë dhënë dënime jashtëzakonisht të ashpra ndaj disidentëve iranianë, dhe mbështetën njerëzit e guximshëm që kanë marrë pjesë në protestat e fundit në mbarë vendin në Iran, tha Sekretari i Shtetit Mike Pompeo.
Ndihma Humanitare e Muxhahedinëve të Ashraf 3 Për Qytetarët e Prekur nga Tërmeti në Shqipëri
Ndihma Humanitare e Muxhahedinëve të Ashraf 3
Për Qytetarët e Prekur nga Tërmeti në Shqipëri
Pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit në Shqipëri, i cili la 52 të vdekur, 3000 të lënduar dhe mijëra të pastrehë, Muxhahedinët e Ashraf 3 në Shqipëri u turrën për të ndihmuar fqinjët e tyre dhe qytetarët shqiptarë në zonat e prekura nga tërmeti, si Durrësi, Sukthi, Shijaku, Manza, Kashari, …
Ekspertët e OKB-së të Alarmuar nga Keqtrajtimi i Protestuesve të Arrestuar në Iran
Ekspertët e OKB-së më 20 dhjetor i bënë thirrje regjimit iranian që t’i lirojë të gjithë individët e arrestuar në mënyrë arbitrare dhe të keqtrajtuar gjatë protestave të fundit.
Mbi pesëmbëdhjetë ekspertë të Kombeve të Bashkurara për të drejtat njerëzore të premten i bënë thirrje regjimit iranian që t’i lirojë të gjithë individët e arrestuar në mënyrë arbitrare dhe të keqtrajtuar gjatë protestave të fundit.
Iranianët Mbështesin Maratonën Televizive 4-Ditore nga Kanali Kryesor Televiziv Satelitor i Opozitës
Fundjavën e shkuar, iranianët brenda dhe jashtë Iranit pushtuan valët ajrore, teksa një kanal televiziv i spikatur satelitor i opozitës, i cili ka luajtur rol kryesor në transmetimin e imazheve të protestave të fundit në Iran dhe të masave vrastare të regjimit iranian, zhvilloi maratonën e tij të njëzetekatërt që bëhet dy herë në vit.
















