Tubim në Berlin nga mbështetësit e NCRI/MEK në mbështetje të protestave të Iranit
Iranianët banues në Gjermani, mbështetës të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI), e njohur edhe si Mujahedin Khalq (MEK), zhvilluan një tubim në Berlin të enjten përpara ambasadës së regjimit iranian, në solidaritet me protestat mbarëkombëtare të Iranit dhe për të përkujtuar martirët e këtyre protestave 40 ditë pas vdekjes së tyre.
MEK ka shpallur se mbi 1,500 protestues janë vrarë nga forcat e regjimit iranian në nëntor. Edhe Reuters ka raportuar të njëjtin numër vdekjesh. Të enjten, familjarët e martirëve të protestave në qytete të ndryshme të Iranit zhvilluan ceremoni përkujtimore për njerëzit e tyre të dashur pavarësisht masave të paprecedent të sigurisë.
Forcat e ushtrisë dhe të sigurisë ishin stacionuar në qytete të ndryshme dhe ishin urdhëruar të parandalonin protestat. Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) e regjimit bëri përpjekje të mëdha për të mos i lejuar familjet e martirëve që t’i përkujtonin e të mbanin zi për njerëzit e tyre. MOIS kishte krijuar gjithashtu një prezencë frikësuese ushtarake në disa pjesë delikate të qytetit, madje edhe në varreza.
Tubimi i mbështetësve të MEK në Berlin u mbajt për të shprehur solidaritetin me tubimet e shpallura në qytete të ndryshme iraniane.
Në demonstratën e Berlinit, iranianët shprehën solidaritetin e tyre me familjet e martirëve dhe dënuan moslejimin nga regjimi të ceremonive përkujtimore për martirët në Iran.