Thursday, March 28, 2024

Qindra Mbështetës të NCRI-së Grumbullohen në Paris në Solidaritet me Protestat e Iranit

26 dhjetor, Tubim në Paris: Qindra Mbështetës të NCRI/MEK Grumbullohen në Paris në Solidaritet me Protestat e Iranit

Qindra mbështetës të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) në Francë zhvilluan një tubim të enjten, më 26 dhjetor 2019, në sheshin e famshëm të të drejtave njerëzore në Paris, Place de Trocadero, në solidaritet me protestat e Iranit dhe për të dënuar krimet kundër njerëzimit të kryera nga diktatura fetare në Iran.

Kjo protestë solidariteti është trajtuar në mediat ndërkombëtare. 

Protestuesit në Paris mbanin banderola ku lexohej “Ndaloni masakrën në Iran; 1500 protestues janë vrarë” dhe “Mbështetni kryengritjen heroike mbarëkombëtare të popullit iranian.” 

Ish-Senatori francez Jean-Pierre Michel ishte një nga folësit në këtë tubim.

Ky tubim u zhvillua me rastin e 40 ditëve që kur mbi 1500 protestues u vranë nga regjimi iranian për pjesëmarrjen e tyre në protestat mbarëkombëtare në Iran për ndryshim regjimi. Është traditë e iranianëve që t’i përkujtojnë martirët e tyre 40 ditë pas vdekjes.