Të dashur miq,
Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri!
Ditëlindja e Profetit të paqes dhe lirisë është një rast për botën që të nderojë vlerat njerëzore si vëllazëria dhe bujaria.
Urimet e mia më të mira për një Vit të Ri të gëzuar e plot bekime, shëndet e begati.
Të dashur miq,
Gjatë muajve të fundit të 2019-ës, populli i Iranit doli nëpër rrugë për të zhvilluar kryengrtijen e tij më të madhe kundër diktaturës fetare të mullahëve.
Regjimi u përgjigj duke vrarë 1500 njerëz, plagosur 4000, e arrestuar 12000 të tjerë.
Megjithatë, i udhëhequr nga organizata kryesore, PMOI, dhe njësitë e saj të rezistencës, populli i Iranit është i vendosur ta rrëzojw këtë regjim dhe të themelojë lirinë e demokracinë në Iran.
Komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë masa urgjente për t’u dhënë fund vrasjeve dhe për të siguruar lirimin e të arrestuarve. Këshilli i Sigurisë i OKB-së duhet t’u kërkojë llogari liderëve të regjimit për krimet e tyre kundër njerëzimit.
Vetëm fundi i këtij regjimi do të sjellë paqe dhe siguri për Lindjen e Mesme, dhe bashkëjetesë paqësore mes të gjitha kombeve.
Dua t’u shpreh mirënjohjen time të gjithë mbrojtësve të lirisë në botë që kanë mbështetur luftën e popullit iranian për liri dhe demokraci.
Gëzuar 2020!
Demokracia do të triumfojë.
Irani do të çlirohet!