8 prill 2020
Iran, burgu Evin në Teheran
Pas një presioni shumë të madh shoqëror e ndërkombëtar, regjimi i Iranit ka vendosur t’i lirojë përkohësisht disa nga të burgosurit për shkak të koronavirusit. Bota e ka fajësuar regjimin për neglizhencën e tij dhe fshehjen e fakteve lidhur me shpërthimin e koronavirusit si dhe për ankthin e familjeve të të burgosurve nga përhapja e virusit në burgje.
Gjiithashtu, kryegjyqtari i regjimit shpalli se do të lirohen 90,000 të burgosur, por asnjë burim i pavarur nuk e ka konfirmuar lirimin e kaq shumë të burgosurve. Rebelimet javët e fundit në burgje të ndryshme të vendit treguan se kjo deklaratë e regjimit ishte thjesht një manovër, dhe asnjë i burgosur politik nuk do të lirohet.
Komuniteti ndërkombëtar, organizatat, aktivistët civilë e politikë kanë kërkuar herë pas here që regjimi t’i lirojë përkohësisht të burgosurit në mënyrë që ata të mos përballen me përhapjen e virusit vdekjeprurës në burgje. Megjithatë, pavarësisht kërkesave të komunitetit ndërkombëtar, drejtësia e regjimit ka refuzuar t’i lirojë të burgosurit politikë, madje as me garancinë e një pagese të madhe. Përkundrazi, regjimi nuk ka lejuar krijimin e lehtësirave shëndetësore në burgje.
Kjo gjë ka shkaktuar kryengritje të shumta nëpër burgje, si në Abadan ku më 3 prill, rojat e burgut hapën zjarr mbi të burgosurit, gjë që rezultoi në 20 vdekje e rreth 100 plagosje.
Nga 27 deri më 29 mars, ngjarje të ngjashme ndodhën edhe në Saqqez, Tabriz dhe në burgun Adel Abad në Shiraz, ku rojat hynë në burg dhe sulmuan të burgosurit.
Më 4 prill, një dëshmitar nga Ahvaz tha: “Ky burg është si një grup magazinash. Në secilën magazinë ruhen 1000 të burgosur. Gjithsej këtu mbahen rreth 8000 të burgosur.”
Për t’i detyruar rojat t’i hapin dyert e burgut, të burgosurit u vunë zjarrin qelive, por rojat prapë nuk pranuan t’i hapnin dyert, dhe një i burgosur 25-vjeçar vdiq për shkak të zjarrit.
Më 30 mars, shtatë të burgosur, Mohammad Tamoli, Mohammad Lafteh, Mohammad Salamat, Ali Khafaji, Majid Zobeydi, Shahin Zoheyri dhe Seyedreza Khorassani (Maghinami), u qëlluan për vdekje nga forcat represive dhe rojat e burgut, dhe shumë të tjerë u plagosën. Regjimi është përpjekur ta fshehë këtë krim të tmerrshëm dhe ta parandalojë zbardhjen e tij.
Të martën më 31 mars, të burgosurit e burgut Sheyban në Ahvaz u rebeluan kundër regjimit nga frika e përhapjes së koronavirusit nëpër burgje. Forcat e IRGC-së dhe rojat speciale të burgut i sulmuan të burgosurit dhe për orë të tëra u dëgjuan të shtëna nga brenda objektit. Dëshmitarët thanë se, kur u errësua, në burg hynë ambulancat të cilat i transferuan të plagosurit, të shoqëruar nga ushtarakë.
Në një konferencë virtuale në Gjenevë të shtunën më 4 prill, zëdhënësi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Rupert Colville, shprehu shqetësim për të burgosurit pas raporteve që tregojnë për trazira në burgje nga shkaku i frikës nga përhapja e koronavirusit.
“Siç e shihni, në Iran e në disa vende të tjera po shohim rebelime, të burgosurit që janë të frikësuar, që janë të shqetësuar nga humbja e madhe e kontaktit me familjarët, e kështu me radhë. Pra ka shumë, shumë probleme lidhur me këtë,” tha Colville.
Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës, i ka bërë thirrje Komisioneres së Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Raportuesit Special mbi situatën e të drejtave njerëzore në Iran, dhe organeve të tjera përkatëse ndërkombëtare që të veprojnë menjëherë për ta detyruar regjimin ta bëjë publike vendndodhjen dhe gjendjen e të arrestuarve e të burgosurve të plagosur që janë zhdukur. Ajo u bëri thirrje gjithashtu familjarëve e miqve të të burgosurve që të kërkojnë informacion mbi gjendjen e tyre dhe të ngulin këmbë deri sa ata të lirohen pa kushte. Regjimi klerikal duhet t’i lirojë të gjithë dhe kjo është e vetmja mënyrë për t’i shpëtuar