Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi Shkon Mbi 22,000 në 246 Qytete

558

Coronavirus outbreak in Iran

Ekspertët e regjimit e shohin në rritje kurbën e koronavirusit, por Rouhani këmbëngul t’i nxjerrë njerëzit në punë

Maryam Rajavi: Khamenei dhe Rouhani nuk duan t’ia dinë për jetën dhe shëndetin e njerëzve; Ata kanë për qëllim vetëm ta shpëtojnë regjimin e tyre nga një kryengritje

Të mërkurën, më 8 prill 2020, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli se numri i vdekjeve nga koronavirusi e ka tejkaluar shifrën 22,000 në 246 qytete të Iranit.

Sot, gjatë një mbledhjeje të kabinetit, Hassan Rouhani, duke ripërsëritur gënjeshtrat e tij të mëparshme, e mbrojti paturpësisht planin e kabinetit të tij për t’i nxjerrë njerëzit sërish në punë. Ai tha: “Jemi ende në procesin e kontrollimit të përhapjes së virusit … Nuk jemi shumë në ankth. Spitalet tona dhe departamentet mjekësore janë në gatishmëri. Të gjitha spitalet kanë shtretër dhe ICU (njësi të kujdesit intensiv) bosh.”

Duke pranuar paaftësinë e regjimit, Rouhani shtoi: “T’u themi njerëzve të rrinë në shtëpi për shkak të kësaj sëmundjeje ngjitëse, do të ishte gjëja më e lehtë për qeverinë, por nuk është e mundur. Ka disa që janë punëtorë mëditës, nëse nuk punojnë një ditë, nuk marrin të ardhura, dhe nuk mund të sigurojnë jetesën… Çfarë duhet të bëjmë për ta? Çfarë duhet të bëjmë për njerëzit bizneset e të cilëve kanë qenë të mbyllura gjatë dy muajve të fundit, të cilëve u duhet të paguajnë fatura, borxhe e qira?… Më përpara, lufta jonë ishte të qëndronim në shtëpi, por tani është të vazhdojmë me veprimtaritë ekonomike. Nuk kemi zgjedhje tjetër.”

Kjo ndërkohë që, dje, Ministri i Shëndetësisë në kabinetin e Rouhani-t, duke folur në parlamentin e regjimit, tha se “Tani jemi në fazën e menaxhimit të shpërthimit të virusit” dhe ende nuk e kemi “kontrolluar dhe frenuar atë. Nuk duhet të kemi iluzione apo t’i llogarisim gjërat gabim.”

Lidhur me komentet e Rouhani-t sot, Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) tha: Për Khamenei-n dhe Rouhani-n, jeta dhe mirëqenia e njerëzve nuk kanë asnjë vlerë. Ata duan vetëm ta mbrojnë regjimin e tyre nga rreziku i një kryengritjeje. Vendimi për t’i nxjerrë njerëzit në punë është krim kundër njerëzimit dhe do të shkaktojë viktima të panumërta. Impakti vdekjeprurës i këtij vendimi nuk do të mbetet vetëm brenda kufijve të Iranit dhe do të sjellë rrezikun e një vale të re të shpërthimit të virusit në rajon e në vende të tjera.

Znj. Rajavi bëri thirrje për masa të efektshme ndërkombëtare dhe përsëriti se ekzistojnë shuma të mëdha parash që i përkasin popullit iranian, të cilat janë vjedhur nga institucione të ndryshme të korruptuara nën kontrollin e Khamenei-t dhe IRGC-së, para të cilat mund të mbulojnë shpenzimet e punëtorëve dhe rrogëtarëve deri sa të mbarojë kriza e Koronavirusit, dhe që duhet t’u hiqen nga duart mullahëve e të vihen në dispozicion të popullit iranian.