Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi Arrin në 23,100 në 251 Qytete në Mbarë Vendin

575

Iran, Tehran, Masih Daneshvari Hospital - Coronavirus outbreak9 prill 2020

Iran, Teheran, Spitali Masih Daneshvari – Shpërthimi i Koronavirusit

Maryam Rajavi: Edhe një herë Khamenei demonstroi rrugën pa krye në të cilën ndodhet regjimi klerikal, mospërfilljen e tij për jetët e njerëzve, dhe shqetësimin për ruajtjen e pushtetit

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli sot, më 9 prill 2020, se numri i vdekjeve nga Koronavirusi e ka tejkaluar shifrën 23,100 në 251 qytete të Iranit.

Numri i viktimave në Teheran është 3,050, Gilan 2,100, Khorasan Razavi 1,900, Isfahan 1,810, Khuzestan 1,000, Alborz 910, Kermanshah 670, Azerbaixhani Perëndimor 650, Hamedan të paktën 590, Lorestan 540, Kurdistan 390, Semnan 370, Kerman 365, Azerbaixhani Lindor 355, Kohgiluyeh dhe Boyer-Ahmad 135, Chaharmahal dhe Bakhtiari 100, dhe Bushehr 80.

Burimet mjekësore në Karaj tregojnë se numri i vdekjeve vetëm në atë qytet është mbi 800, dhe viktimat për të cilat shkaku i vdekjes është shpallur një sëmundje akute e frymëmarrjes kanë qenë të gjitha të infektuara me Koronavirus. Sipas këtyre burimeve, numri i vdekjeve (nga Koronavirusi) në provincën Alborz është mbi 20 në ditë, dhe kur shtohen edhe ato për të cilat shkaku i vdekjes nuk specifikohet, numri arrin në të paktën 30.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), tha: Edhe një herë, Khamenei ka demonstruar rrugën pa krye ku ndodhet regjimi klerikal, dhe mospërfilljen e regjimit të tij për jetët e njerëzve. Ai e ka bërë të qartë se është i shqetësuar vetëm për ruajtjen e teokracisë në pushtet. Si gjithmonë, Khamenei është përpjekur ta largojë vëmendjen e njerëzve nga krimet e regjimit në katastrofën e Koronavirusit duke folur për armiq e teori konspirative. Kjo ndërëkohë që 80 milion iranianë jetojnë nën presionin dhe represionin e regjimit të mullahëve.

Lidhur me vrasjen e të burgosurve dhe kushtet e tmerrshme në burgjet e regjimit, sot Amnesty International shpalli se beson se 36 të burgosur janë vrarë nga forcat e sigurisë në burgjet iraniane. Duhet të kryhen menjëherë hetime të pavarura lidhur me vdekjet e të burgosurve iranianë. Personat përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë.